Mbi 100 evente në 14 qytete bullgare përfshihen në edicionin e 11-të të këtij viti të veprimtarisë "Nata e teatrove". Fillimi i saj simbolik ishte të premten në skenën e Teatrit të Dramës në Pleven me veprën e "Hamletit".
Më 18 nëntor, për disa orë, jeta merr përmasa artistike në qytetet Sofje, Plovdiv, Varna, Ruse, Stara Zagora, Pleven, Shumen, Simitli, Bllagoevgrad, Kërxhali, Tërgovishte, Pazarxhik, Lloveç, Sliven. Eventet nisin që në mëngjes me shfaqje për fëmijët. Kudo, dita e së shtunës do të jetë e mbushur me shumë takime krijuese, shëtitje në prapaskenë, teatër improvizues, shfaqje kërcimi dhe punëtori të ndryshme ku njerëzit mund të mësojnë më shumë për magjinë e artit teatror.
Një shfaqje online 4-orëshe e titulluar "Nën pushtetin e teatrit, çdo rol është një mbretëri e ndryshme" është një nga pikat kryesore të "Natës së Teatrove" në Sofje dhe do të jetë gjithashtu i disponueshëm në faqen e eventit në Facebook. Në të, disa nga regjisorët dhe aktorët më të njohur bullgarë do të flasin për punën e tyre me kolegët brenda dhe jashtë skenës, për rolin e imagjinatës, si dhe për aftësinë për të rikrijuar nëpërmjet një teksti dhe një roli disa nga problematikat me të cilat jetojmë dhe ndjenjat me të cilat luftojmë.
Nisma evropiane "Nata e Teatrove" filloi në Kroaci në vitin 2008 duke përfshirë gradualisht Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Sllovakinë, Austrinë, Slloveninë, Finlandën, Bullgarinë, Belgjikën, Serbinë dhe Republikën Çeke. Ideja e saj është të bashkojë njerëzit që e kanë pasion teatrin dhe skenën për të krijuar art cilësor teatror, pa kufij, pa barriera fetare, gjuhësore apo etnike.
"Nata e Teatrove" në Bullgari realizohet me mbështetjen e Fondit Kombëtar "Kulturë" në kuadër të "Programit për restaurimin dhe zhvillimin e organizatave private kulturore'22" dhe Ministrisë së Kulturës.
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina BelloAta që meritojnë kurorat e rënda të Mbretit dhe Mbretëreshës së letrave do të përcaktohen mes fëmijëve bullgarë në mbarë botën që do të marrin pjesë në edicionin e pestë të konkursit të leximit në gjuhën bullgare. Ai organizohet nga ekipi i Shkollës..
Një ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov - kryeredaktor dhe kryetar i Shoqatës "GLAS" (zëri). Ai shoqërohej nga një nga fotografët, Vlladislav..
Në një ekspozitë të paharrueshme "Imagjinata është sistemi im i gjakut" në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, Piktori Emill Stojçevprezanton veprat e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 30 vitet e fundit, ai e ndan kohën e tij..
Një ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov -..
Ata që meritojnë kurorat e rënda të Mbretit dhe Mbretëreshës së letrave do të përcaktohen mes fëmijëve bullgarë në mbarë botën që do të marrin pjesë në..