Mbi 100 evente në 14 qytete bullgare përfshihen në edicionin e 11-të të këtij viti të veprimtarisë "Nata e teatrove". Fillimi i saj simbolik ishte të premten në skenën e Teatrit të Dramës në Pleven me veprën e "Hamletit".
Më 18 nëntor, për disa orë, jeta merr përmasa artistike në qytetet Sofje, Plovdiv, Varna, Ruse, Stara Zagora, Pleven, Shumen, Simitli, Bllagoevgrad, Kërxhali, Tërgovishte, Pazarxhik, Lloveç, Sliven. Eventet nisin që në mëngjes me shfaqje për fëmijët. Kudo, dita e së shtunës do të jetë e mbushur me shumë takime krijuese, shëtitje në prapaskenë, teatër improvizues, shfaqje kërcimi dhe punëtori të ndryshme ku njerëzit mund të mësojnë më shumë për magjinë e artit teatror.
Një shfaqje online 4-orëshe e titulluar "Nën pushtetin e teatrit, çdo rol është një mbretëri e ndryshme" është një nga pikat kryesore të "Natës së Teatrove" në Sofje dhe do të jetë gjithashtu i disponueshëm në faqen e eventit në Facebook. Në të, disa nga regjisorët dhe aktorët më të njohur bullgarë do të flasin për punën e tyre me kolegët brenda dhe jashtë skenës, për rolin e imagjinatës, si dhe për aftësinë për të rikrijuar nëpërmjet një teksti dhe një roli disa nga problematikat me të cilat jetojmë dhe ndjenjat me të cilat luftojmë.
Nisma evropiane "Nata e Teatrove" filloi në Kroaci në vitin 2008 duke përfshirë gradualisht Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Sllovakinë, Austrinë, Slloveninë, Finlandën, Bullgarinë, Belgjikën, Serbinë dhe Republikën Çeke. Ideja e saj është të bashkojë njerëzit që e kanë pasion teatrin dhe skenën për të krijuar art cilësor teatror, pa kufij, pa barriera fetare, gjuhësore apo etnike.
"Nata e Teatrove" në Bullgari realizohet me mbështetjen e Fondit Kombëtar "Kulturë" në kuadër të "Programit për restaurimin dhe zhvillimin e organizatave private kulturore'22" dhe Ministrisë së Kulturës.
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina BelloPlovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..