Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Separatistë jemenas rrëmbyen një anije me bullgarë në bord

| rinovuar më 23-11-20 3.31.MD
Galaxy Leader
Foto: Reuters

Duke zbarkuar nga një helikopter, separatistë jemenas rrëmbyen një anije mallrash në Detin e Kuq. Sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, anija "Galaxy Leader" nuk është izraelite, ekuipazhi është ndërkombëtar dhe kapiteni është bullgar, njoftoi BTA, duke iu referuar AFP. Izraeli akuzo Irianin se qëndron pas rrëmbimit të anijes, e cila po lundronte nga Turqia për në Indi. Rebelët jemenas husi janë një aleat i Iranit dhe lëshojnë raketa dhe drone kundër Izraelit për shkak të luftës në Gaza. Teherani hodhi poshtë akuzat.

Sipas AP, pronarët e anijes transportuese të makinave janë të lidhur me biznesmenin izraelit Abraham (Rami) Ungar dhe kompaninë britanike Ray Car Carriers. Ungar, i cili konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur në Izrael,  tha para AP se ai ishte vënë në dijeni për rastin, por nuk mund të komentojë.

Dy shtetas bullgarë janë të rrëmbyer, kemi njoftuar të afërmit e tyre. Këta janë - kapiteni i anijes dhe ndihmësi i parë i kaëpitenit. Deri tani askush nuk na ka kontaktuar. Po punojmë me kolegë nga shërbimet partnere, tha në një konferencë për media kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Zhivko Kocev. Ai konfirmoi se anija është në pronësi të një kompanie britanike në të cilën Abraham Ungar zotëron aksione. Studiuesi në fushën e politikës së Lindjes së Mesme, profesor Vlladimir Çukov i kujtoi Nova TV se, Ungar është i njohur në Bullgari. “Ai është sponsor i Shkollës Ushtarako-Detare në Varna. Shumë nga të diplomuarit në këtë institucion të arsimit të lartë e gjejnë realizimin e tyre në anijet e Ungar”, saktësoi profesori.

Husët kanë premtuar se do ta trajtojnë ekuipazhin prej 22 personash "si mysafirë sipas parimeve të Islamit" në qoftë se ata nuk janë izraelitë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Novosti”.

“Nuk ka pasur rrëmbime anijesh nga lëvizja e husëve të Jemenit, por ata njoftuan se do të ndërmarrin veprime kundër anijeve izraelite. Kërkesat e tyre do të jenë politike”, komentoi për BNR, nënadmirali rezervist Pllamen Manushev, ish-komandant i Forcave Detare. Ai e cilësoi rrëmbimin si një precedent të rëndë dhe të rrezikshëm.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sanja Bozhinovska

Edhe një ministër maqedonas doli të kishte pasaportë bullgare

Ministrja maqedonase e energjisë, Sanja Bozhinovska, nuk ka deklaruar se ka shtetësi bullgare dhe çeke. Kjo nuk është një temë për të cilën do të dëshironte të fliste kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, shkruan faqja “360..

botuar më 24-07-02 10.28.PD

FMN rekomandoi rritjen e sigurimeve dhe pensioneve në Bullgari

Në një analizë të sistemit të pensioneve në vend, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandon rritjen e pensioneve duke rritur kontributet e sigurimeve dhe heqjen e të ardhurave maksimale nga sigurimet, si dhe heqjen e pensionit maksimal. Pensionet në..

botuar më 24-07-02 9.06.PD

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD