Në 24 orët e ardhshme në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët. Do të jetë pothuajse e qetë gjatë natës. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të ketë reshje shiu, ndërsa në pjesën tjetër të vendit pothuajse nuk do të ketë reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.
Të mërkurën do të ketë reshje shiu vende-vende në zonat malore dhe lindore të vendit. Do të fryjë e dobët deri në mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në Sofje rreth 10°
Mbi malet do të mbajë mot i vranët me reshje shiu mbi 1800 metra nga bora. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, e cila deri në mbrëmje do të kthehet nga veri-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 9°, në 2000 metra - rreth 3°.
Mbi Detin e Zi do të mbajë vranësira dhe pasdite do të ketë reshje shiu, më të theksuara dhe më shumë në bregdetin jugor. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 13° – 15°. Temperatura e ujit të detit është 9° - 11°.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..