Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjeshtri më i mirë i picës klasike në botë është një bullgar 23-vjeçar nga qyteti Shumen

Shoqata Bullgare e Picajolëve

Kampioni botëror i picës ende nuk mund ta perceptojë atë që i ka ndodhur. Svetosllav Mitev është vetëm 23 vjeç, jeton në Shumen dhe deri pak kohësh punonte si shpërndarës i thjeshtë picash në një restorant vendas. Por jeta është plot të papritura, ndonjëherë edhe të mira. Para pak kohe, i riu bullgar u nderua me çmimin prestigjoz Pizza World Cup 2023, edicioni i 21-të i të cilit u mbajt në Romë. Në konkursin e këtij viti morën pjesë rreth 180 picajolë nga e gjithë bota. Svetosllav Mitev ishte i vetmi bullgar dhe doli fitues me vendim unanim të jurisë prej 20 anëtarësh.

"Ideja ime ishte të kombinoja shijet e dy vendeve dhe të krijoja nga dy produkte të ndryshme një gjë të përbashkët. Produktet ishin salcë domate italiane dhe mocarela e freskët italiane. Shtova bërdullakun bullgar (Portulaca oleracea) me kofshë dreri, djathë dhie bullgar me tartuf. Në fund shtova reçel me spec djegës, ferra goji berry dhe fara kungulli. Ëmbëlsia u kombinua me shijen e djathit të dhisë dhe çdo gjë doli mjaft mirë. Ndërsa produkti bullgar që ra më shumë në sy, për mendimin tim, ishte bërdullaku, sepse nuk kishin hasur diçka të tillë më parë në pica," tha Svetosllav Mitev në një intervistë me Stojan Stojanov nga BNR-Shumen.

Tre vjet më parë, Svetosllav filloi të punojë si shofer transportues në një piceri në Shumen. Megjithatë, talenti i tij nuk mbeti pa u vënë re dhe ai u fut shumë shpejt në kuzhinë.

"Ndërsa bëja porositë shikoja se çfarë ndodhte në kuzhinë, madje futesha edhe në telashe sepse ngatërroja adresat për këtë arsye. Por për mua ishte më interesante ajo që po ndodhte në kuzhinë. Kaloi kohë dhe më ofruan si me shaka të ndihmoja në kuzhinë, sepse kishin nevojë për kuzhinierë. Kështu filloi gjithçka”, kujton Svetosllav. Pak nga pak puna e përpiu dhe u kthye në pasion për të.

I riu bullgar hyn në botën e pafundme të picës, lexon dhe bën kërkime, fillon të prodhojë vetë brum dhe të përmirësohet. Dhe të qenit një mjeshtër "i vetëmësuar" mund të ketë avantazhet e veta. Shumica e konkurrentëve të Svetosllavit në Pizza World Cup kanë mbaruar kolegje prestigjioze të kuzhinës, janë dekoruar me çmime ndërkombëtare dhe kanë përvojë shumëvjeçare. Por jo ata, por djali ynë u njoh si mjeshtri i picës klasike për vitin 2023:

"Më bëri përshtypje që njerëzit që dinë dhe munden, në përpjekje për ta treguar këtë, e teprojnë dhe kur të sjellin një pjesë të picës së tyre, ti mund të shohesh se ka shumë produkte të kombinuara siç duhet, por nuk di çfarë të provosh më parë. Ndërsa për mendimin tim, nga një fetë pice duhet të dallohet shija të gjithë picës. Dhe tjetra është se shumë pak garues u kujtuan të ofronin një pije. Unë servira picën time me një Mavrud bullgar të 2019-ës, i cili ka fituar tre çmime bullgare dhe mund të them se u përshtatën shumë mirë së bashku."

I riu bullgar kishte vetëm 12 minuta në dispozicion për të mahnitur jurinë me aftësitë e tij. "Qëllimi im ishte të mos turpërohesha dhe të përfaqësoja vendin tonë. Nuk e prisja që do të fitoja, në fund të fundit jam vetëm 23 vjeç. Thjesht doja të fitoja përvojë", pranon Svetosllav. Ai shton se tani e tutje është duke u përgatitur për kampionatin e ardhshëm botëror të picave.

Shpresoj që vitin e ardhshëm të prezantoj Bullgarinë me një picë të stilit romak. Ndryshe nga pica klasike, e cila ka një kore të hollë, krokante dhe të rrumbullakët, pica romake është e zgjatur, ka një fryrje më të madhe të brumit. Bëhet edhe më krokante se klasikja, sepse ka teknika të veçanta në përgatitjen e vetë brumit. Dhe dua të studioj kategoritë e tjera të picës, si pica Romana, pica Napoletana, ka pica pa gluten. Shpresoj të zhvillohem në këtë drejtim në vitet e ardhshme”, përfundon Svetosllav Mitev.

Lexoni më tepër:

Teksti: Veneta Nikollova /bazuar në materialin e Stojan Stojanov nga BNR-Shumen/
Fotot: Shoqata Bullgare e Picajolëve, BTA, BNR Shumen
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

(Foto) pamje nga bota e përkthyeses Zhasmina Panajotova në Suedi

Zhasmina Panajotova është një bullgare që jeton prej 35 vitesh në Suedi. Ajo është përkthyesja e parë e betuar nga suedishtja në bullgarisht dhe punon në sferën sociale, në gjykatë, në polici, në spital... Megjithatë, në kohën e lirë, kamera e..

botuar më 23-11-01 9.10.PD

Mirosllav Petkov - trumbeta e parë e Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam

Ai ka performuar në disa nga skenat më të mëdha botërore. Thotë se nuk është nga ata muzikantë që kanë emocione para shfaqjes, por kur qëndron përballë publikut të tij vendas, të Varnës, gjërat ndryshojnë. E gjithë “pesha” e famës dhe krenarisë ndihet..

botuar më 23-10-23 7.10.PD
Foto: Arkiva personale

Dr. Marin Bukov - një mendim, një Kozmos i tërë

"Guximi më i madh që një person mund të tregojë nuk është në Kozmosin e hapur, por në mendimet e tij" – këto janë fjalët e shpikësit të famshëm me origjinë bullgare dhe krijuesit të kompjuterit të parë elektronik me kujtesë rigjeneruese John Atanasoff...

botuar më 23-10-18 7.10.PD