Të shtunën mbrëma pas mesnate do të bjerë shi mbi Bullgarinë Perëndimore. Paradite në Paraballkanin Perëndimor reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Pas drekës bora do të përfshijë edhe pjesën qendrore të vendit. Do të fryjë erë e stuhishme në drejtim të verilindjes, ku rrezikohet për stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 13°, në veriperëndim të Bullgarisë dhe në Sofje 2-3°. Temperaturat maksimale do të jenë nga 0° në perëndim deri në 16° në jugperëndim.
Do të jetë me vranësira, me erë dhe me reshje të konsiderueshme përgjatë Detit të Zi. Temperaturat e ajrit do të jenë nga 9 deri në 16°. Uji i detit është 9-11°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.
Në zonat malore do të mbajë mot i vranët me erëra të stuhishme dhe reshje të konsiderueshme kryesisht bore. Në qafa do të ketë stuhi dhe reshje dëbore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 3°, në 2000 m deri në minus 1°.
Do të vazhdojë të fryjë erë e fuqishme edhe të dielën. Reshjet nga perëndimi në lindje gradualisht do të ndalen. Temperaturat do të bien.Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..