Gjatë natës, vranësirat nga perëndimi do të shtohen dhe do të trashohen, ndërsa paradite do të ketë borë vende-vende në rajonet perëndimore. Do të krijohet mjegull në disa vende në ultësira dhe gropa. Temperaturat minimale do të jenë në mes minus 4° dhe 1°, në Sofje - rreth minus 3°. Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, para mesditës në Bullgarinë Perëndimore - prej bore. Do të fryjë erë nga drejtimi jug-jugperëndimor, në shumicën e vendeve mesatare, në zonat lindore dhe në veri të maleve e fortë dhe përkohësisht me stuhi. Bashkë me të do të transferohet ajër i ngrohtë. Temperaturat e ditës do të rriten dhe maksimalet do të jenë nga 3°-4°, në fusha dhe lugina, deri në 13°-14° në disa vende në Bullgarinë Juglindore dhe në Paraballkanin Qendror, në Sofje rreth 5°.
Mbi malet do të mbajë vranësira me reshje bore, më të konsiderueshme në masivët e Bullgarisë Jugperëndimore. Në mbrëmje do të fryjë erë e fortë nga jug-jugperëndimi dhe temperaturat do të rriten. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 5°, në 2000 m - rreth minus 2°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me erë. Do të fryjë erë e fortë nga jug-jugperëndimi. Në disa vende do të ketë reshje shiu, kryesisht pasdite. Temperaturat do të rriten dhe maksimalet do të arrijnë në 11°-13°. Eksitimi i detit do të rritet dhe do të jetë 3-4 ballë, në mbrëmje në veri të Kepit Kaliakra do të arrijë në 5 ballë.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e turizmit. Dokumenti vë theksin në shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e turizmit,..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare “Vezhen”, e cila ndodhej në zonë në momentin e dëmtimit. Ajo lundron nën flamurin maltez dhe është..
Kina ka ndaluar importin e deleve, dhive, shpendëve dhe kuajve nga vendet afrikane, aziatike dhe evropiane. Ndalimi nga importuesi më i madh i mishit në botë prek Ganën, Somalinë, Katarin, Kongon, Nigerinë dhe Tanzaninë, Egjiptin, Palestinën, Pakistanin,..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare..