Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Jeta ime” – dueti më i ri i artistes Iskra Radeva dhe këngëtares Margarita Hranova

Margarita Hranova
Foto: BGNES

Koncerti i 28-të "Yjet e Krishtlindjeve" mbledh së bashku disa nga interpretuesit dhe artistët tanë më të mëdhenj të estradës në skenën e Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ata do të gëzojnë publikun me këngë të njohura bullgare dhe botërore. Në skenë do të dalë edhe artistja Iskra Radeva, e cila kohët e fundit incizoi një duet të ri me këngëtaren Margarita Hranova.

Iskra RadevaTandemi krijues Iskra Radeva dhe Margarita Hranova ka një histori skenike që nga viti 1998, kur kënga e tyre në duet "Vetëm për mua" fitoi çmimin e parë në festivalin "Orfeu i Artë". Krahas shfaqjeve të shumta të realizuara prej të dy artisteve në qytete të shumta të Bullgarisë, ato incizuan dhe shumë këngë në duet, duke përfshirë edhe këngën “Dashuria e ndarë”. Kënga e tyre të fundit nga projekti  “Artistë që këndojnë” titullohet “Jeta ime”.

Në video që e shoqëron këngën merr pjesë edhe Lidija Mihova, një zë legjendar i Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Kënga është pjesë e koncerteve tradicionale të artistëve që këndojnë. Teksti është i Xhina Dundova - Pançeva, muzika dhe aranzhimi - Milen Makedonski.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD