Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike propozon ndërtimin e dy korridoreve të reja energjetike evropiane për të shfrytëzuar sa më efikase energjinë e gjelbër. Projekti u mirëprit nga Organizata e Operatorëve Evropianë të Transmetimit të Energjisë Elektrike dhe është përfshirë për shqyrtim në planin e tyre 10-vjeçar të ndërtimit, tha për BNR drejtori ekzekutiv i Operatorit të energjisë elektrike Angelin Caçev. Korridori i parë energjetik është nga Greqia përmes Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Polonisë dhe Gjermanisë për të lidhur Evropën Juglindore me të Veriperëndimore dhe do të transportojë energji të rinovueshme nga dielli, në drejtimin verior dhe energji të rinovueshme nga era drejt Evropës Juglindore. Projekti i dytë që po studiohet është nga Turqia përmes Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe nga Mali i Zi në Itali.
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..