Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Deri në mesditë në Bullgarinë Veriore reshjet do të pushojnë, ndërsa në jug do të vazhdojnë, por deri në mbrëmje do të dobësohen. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në disa vende. Mbulesa e borës do të rritet. Në vendkalimet malore dhe në rajonet lindore ka kushte për stuhi dhe erëra. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 5°, në Sofje do të jetë 0°.
Në Detin e Zi do të mbajë vranësira dhe reshje shiu, në veri reshjet e shiut do të ndalen deri në mesditë. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 3-6°. Temperatura e ujit të detit është 9-11°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.
Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje bore dhe me erë të fortë verilindore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë minus 2°, në 2000 m minus 5°.
Deri në mëngjesin e së dielës reshjet e shiut do të pushojnë kudo, vranësirat do të çahen dhe do të ulen. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale vende-vende do të jenë minus 7°, minus 8°, kurse maksimalet 2° deri në 7°. Edhe e hëna do të jetë kryesisht me diell.Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..
Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare..