Në kalendarin bullgar, Dita e Ignat Hyjmbajtësit është festë popullore dhe kishtare, e cila kremtohet nga Kisha Ortodokse Bullgare më 20 dhjetor. Ajo i kushtohet Shën Ignat Hyjmbajtësit, dishepull i Gjon Teologut dhe peshkop i Kishës së Antiohisë, i martirizuar për besimin e krishterë, në kohën e perandorit romak Trajan, në vitin 108 pas Krishtit. Kronisti i kishës Sokrat përmend se Shën Ignatij ishte i pari që aplikoi këndimin antifonik, pra këndimin liturgjik e realizuar duke alternuar dy këngëtarë ose dy kore në liturgji - si engjëjt që këndojnë Trininë e Shenjtë nga dy anët e kundërta. Për sa i përket origjinës së emrit “Hyjmbajtës”, të cilin vetë Shën Ignatij e përdori për vete, ka të dhëna të ndryshme që ndryshojnë. Sipas kishës sonë ortodokse, pseudonimi lidhet me martirizimin e shenjtorit dhe faktin se ai e përjetoi në mënyrë të jashtëzakonshme lidhjen me Krishtin, me vetëdijen e qartë se ai e mbart Zotin në zemër. Në trojet bullgare, tradita ungjillore për shenjtorin është e ndërthurur me besimet dhe zakonet popullore që lidhen me festimet kushtuara solsticit dimëror dhe fillimit të kalimit midis vitit të ri dhe atij të vjetër. Në këtë kuptim është edhe vëmendja e veçantë që nikoqirët i kushtojnë mysafirit që hyn i pari në shtëpinë e tyre atë ditë.
Sipas Ilija Vëlev, doktor i etnologjisë dhe kryeasistent në Institutin e Etnografisë dhe Folklorit pranë Akademisë Bullgare të shkencave, Dita e Ignat Hyjmbajtësit lidhet me besëtytnitë interesante rreth personit të parë që kapërcen pragun e shtëpisë, të ashtuquajturit bullgarisht "pollaznik":
“Në mëngjes zakonisht ngrihet herët kështu që zonja të pastrojë dhe të përgatisë shtëpinë për mikun e parë – tregon etnografi. – Cilido mysafir që të hyjë në shtëpinë tënde – i tillë do të jetë viti. Gjëja interesante në fakt është, se në këtë ditë pranohet edhe të mos bëhen vizita. Kjo shmanget sepse vetë njerëzit nuk duan t'i jepet lavdia e të qenit "polaznik" i mirë apo i keq. Gjithashtu varet shumë nga mënyra se si zonja e percepton atë që do të vijë përfundimisht për të vizituar, dhe gjithashtu se si ai vetë e trajton këtë shtëpi. Sipas zakonit, ftohet një i pasur, me jetë të lumtur, me shëndet të mirë, i cili gëzohet shëndet të mirë, lumturi dhe prosperitet, për të përcjellë begati në shtëpinë ku hyn. Është gjithashtu shumë bukur që një fëmijë të kalojë pragun e shtëpisë. Për shkak të pastërtisë dhe pafajësisë së tij, është një mysafir veçanërisht i mirëpritur."
Ilija Vëlev kujtoi tekstin e Ungjillit dhe fjalët e Krishtit, i cili i paralajmëroi dishepujt e tij të bëheshin të pastër dhe dashamirës si fëmija për të trashëguar Mbretërinë e Zotit. “Shën Ignatij është në fakt fëmija që Krishti e vë në prehër”, vëren studiuesi dhe citon fjalët e Jezusit nga Ungjilli i Mateut (18:1-5): "'Në të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve. Kushdo do të përulet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në mbretërinë e qiejve. Dhe kushdo që e pranon një fëmijë të vogël si ky në emrin Tim, më pranon Mua.” Lidhur me këtë, ekziston edhe perceptimi popullor se fëmija, i cili nuk ka qëllime të fshehta si të rriturit, kujton nderimin e Shën Ignatij Hyjmbajtësit. "Kjo është arsyeja pse është mysafiri më i mirë," vëren Ilija Vëlev.
"Në të vërtetë, në të kaluarën ne ishim ndoshta më besimtarë dhe pak paragjykues, në një shkallë ose në një tjetër. Ritualet ndiqnin jetën e përditshme dhe realitetin përreth - përmes bujqësisë, blegtorisë dhe jetesës. Sot, në botën tepër komerciale, besimi është shtrembëruar në një mënyrë tjetër. Vëzhgojmë, mbase, vetëm pjesën e dukshme të ritualeve, pa marrë parasysh pse pikërisht e bëjmë atë. Është mirë të mendojmë për këtë. Besimi, në përgjithësi, është i vështirë për t'u shpjeguar. Kjo është arsyeja pse është mirë të lexohet dhe të realizohet atë që lexohet në praktikë. Ne, si të krishterë, nuk duhet t'u japim besim praktikave të zbrazëta supersticioze dhe vetëm në dukje të respektojmë disa rituale të fatit të mirë. Është e rëndësishme të pastrojmë zemrat tona, ky është edhe kuptimi i kungimin dhe i darkës modeste të kungimit Ditën e Ingat Hyjmbajtësit - të përgatitemi për Lindjen e ndritur të Krishtit.”
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: pravoslavieto.com, BTA, Qendrat Rajonale të Ekspertëve Konsulente dhe Informative "Vatra të Kulturës" - Silistra, Vatra e Kulturës "Vëzrazhdane" – fshati Sitovo
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..