Marrëveshja strategjike për përmirësimin e aktiviteteve të Instituteve Bullgare të Kulturës jashtë vendit u nënshkrua nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel dhe ministri i kulturës Krëstjo Krëstev.
“Me marrëveshjen konfirmojmë rolin e Instituteve Bullgare të Kulturës si pjesë përbërëse e institucioneve përmes të cilave realizohet politika e jashtme bullgare. Ky është një mesazh i rëndësishëm për rolin kyç të diplomacisë kulturore në politikën e jashtme”, tha Gabriel.
Marrëveshja parashikon përgatitjen dhe raportimin vjetor të programeve për aktivitetet e Instituteve Bullgare të Kulturës jashtë vendit dhe kalendari i tyre do të lidhet me prioritetet e politikës së jashtme në fushën e kulturës. Gjithashtu do të ndërmerren hapa për përditësimin e marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare sipas të cilave u krijuan Institutet Bullgare të Kulturës.Konsulli i Përgjithshëm i Bullgarisë në Nju Jork, Angell Angellov, në faqen e misionit diplomatik në Facebook, përcolli një urim për Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit. "Komunitetet tona jashtë vendit janë të forta ku ka shkolla bullgare..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi qendrat e votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit. 710 janë seksionet në këtë fazë, në 57 vende. Nuk do të ketë seksione në Ukrainë, Liban, Izrael dhe Iran. Në ambasadën bullgare në Baku të..
Konflikti në Lindjen e Mesme nuk mund të shndërrohet në një luftë brenda kufijve tanë, por çështja është se flukset e refugjatëve do të arrijnë tek ne. Këtë e deklaroi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov për Nova TV. Ai theksoi se rreth 1..
Çështja e lirimit të dy marinarëve bullgarë që janë pengje të hutëve jemenas do të ngrihet në një takim në Kajro. Këtë e bëri të ditur ambasadori i..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 8°. Temperatura maksimale do të jetë ndërmjet 23 dhe 28°, në kryeqytet..
Ministria e Transportit njoftoi se më 16 tetor në Bruksel do të ketë një takim në nivel të zëvendësministrave dhe përfaqësuesve të Komisionit..