Marrëveshja strategjike për përmirësimin e aktiviteteve të Instituteve Bullgare të Kulturës jashtë vendit u nënshkrua nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel dhe ministri i kulturës Krëstjo Krëstev.
“Me marrëveshjen konfirmojmë rolin e Instituteve Bullgare të Kulturës si pjesë përbërëse e institucioneve përmes të cilave realizohet politika e jashtme bullgare. Ky është një mesazh i rëndësishëm për rolin kyç të diplomacisë kulturore në politikën e jashtme”, tha Gabriel.
Marrëveshja parashikon përgatitjen dhe raportimin vjetor të programeve për aktivitetet e Instituteve Bullgare të Kulturës jashtë vendit dhe kalendari i tyre do të lidhet me prioritetet e politikës së jashtme në fushën e kulturës. Gjithashtu do të ndërmerren hapa për përditësimin e marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare sipas të cilave u krijuan Institutet Bullgare të Kulturës.Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..