Nisin sërish linjat e natës të transportit metropolitan me numrat 3 dhe 4. Qendra për Lëvizshmëri Urbane raporton se gjatë natës funksionojnë 4 linja në një interval prej 1 orësh, duke përfshirë edhe gjatë ditëve të festave, në Sofje.
Linja Nr. 3 nga "Ovça Kupell" përmes "Stacionit të metrosë Haxhi Dimitar" shkon në lagjen "Levski G".
Linja Nr. 4 do të shkojë nga lagja “Goce Dellçev” deri në lagjen “Druzhba”2.
Linjat e autobusëve Nr. 3 dhe Nr. 4 do të ndalojnë në të gjitha stacionet ekzistuese të tramvajeve, autobusëve dhe trolejbusëve në itinerar.
Për linjat në fjalë janë të vlefshme të gjitha llojet e dokumenteve të transportit në Sofje, ose një biletë prej 1 euro (2 BGN).
Linja Nr. 1 lidh lagjet “Ljulin” dhe “Mlladost”, dhe linja Nr. 2 - "Studentski Grad" dhe lagjen “Obelja”.
Ndalesa e përbashkët e të gjitha linjave është në Sheshin “Aleksandri I”.
Intervalet e vrapimit do të zvogëlohen, linja Nr. 5 do të lëshohet deri në aeroport, do të ketë një tramvaj nate në linjën Nr. 5 nga Gjykata për në "Knjazhevo".
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e..