Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 27 dhjetorin

Mot me diell me rënie të lehtë të temperaturave të mërkurën

Foto: BGNES

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga drejtimi veriperëndimor, e cila pas mesditës do të dobësohet. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 3°, më të ulëta në luginat e Bullgarisë Jugperëndimore - rreth 0°. E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat e ditës do të ulen lehtë dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17 gradë, në Sofje rreth 12 gradë.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 9 gradë, në 2000 m - rreth 3 gradë.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore e cila pasdite do të dobësohet. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 16 gradë, ndërsa uji i detit është 9-11 gradë. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Të enjten dhe të premten do të mbajë mot kryesisht me diell me temperatura maksimale nga 10 deri në 15 gradë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD

Në tetor do të propozojnë hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengenin tokësor

Më 10 tetor, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Illva Johanson dhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Hungarisë do t'i propozojnë Këshillit të BE-së që të shfuqizohen kontrollet në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Vendimi për..

botuar më 24-09-24 2.57.MD