Më 1 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Rrethprerjen e Zotit tonë Jizu Krisht. Në ditën e tetë pas lindjes së tij, Krishti u dërgua në tempull për t'iu kushtuar Perëndisë dhe për të përmbushur traditën e Rrethprerjes ose Pagëzimit të Dhiatës së Vjetër.
Besimtarët sot nderojnë edhe kujtimin e Shën Vasilit të Madh - një prej filozofëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj të kishës së hershme të krishterë. Teologu i lindur në qytetin Kesarija Kapadokijska rreth vitit 350 në një familje fisnike të krishterë, është autor i librave të shumtë kishtarë, si dhe i Liturgjisë së Vasilit, e cila shërbehet disa herë në vit për nder të tij.
Tradita popullore e lidh festën e Shën Vasilit të Madh me zakonin e quajtur bullgarisht “survakane”, i cili kryhet për shëndet në ditën e parë të Vitit të Ri.
Afro 130 000 njerëz festojnë sot ditën e tyre të emrit.
Foto: Arkiv, Wikipedia, Radio Vidin“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i..
Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..
Kisha jonë Ortodokse nderon sot kujtimin e anargjirëve dhe mrekullibërës të shenjtë Kozma dhe Damian, të cilët jetuan në shekullin e IV-të. Të dy ishin vëllezër nga Asiria, Azia e Vogël. Babai i tyre ishte një grek pagan që vdiq herët. Nëna e tyre..