Më 1 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Rrethprerjen e Zotit tonë Jizu Krisht. Në ditën e tetë pas lindjes së tij, Krishti u dërgua në tempull për t'iu kushtuar Perëndisë dhe për të përmbushur traditën e Rrethprerjes ose Pagëzimit të Dhiatës së Vjetër.
Besimtarët sot nderojnë edhe kujtimin e Shën Vasilit të Madh - një prej filozofëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj të kishës së hershme të krishterë. Teologu i lindur në qytetin Kesarija Kapadokijska rreth vitit 350 në një familje fisnike të krishterë, është autor i librave të shumtë kishtarë, si dhe i Liturgjisë së Vasilit, e cila shërbehet disa herë në vit për nder të tij.
Tradita popullore e lidh festën e Shën Vasilit të Madh me zakonin e quajtur bullgarisht “survakane”, i cili kryhet për shëndet në ditën e parë të Vitit të Ri.
Afro 130 000 njerëz festojnë sot ditën e tyre të emrit.
Foto: Arkiv, Wikipedia, Radio VidinNë këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për..
“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..
Ekspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..