Ditën e enjte pas mesditës vranësirat sërish do të shtohen dhe do të ketë reshje shiu vende-vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të fryjë erë e dobët, në fushën e Danubit dhe në atë të Trakisë së Epërme deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1° dhe 6°, kurse maksimalet do të jenë të larta për stinën – ndërmjet 11° dhe 16°. Në Sofje temperatura maksimale do të jetë 12°, në Sandanski 15°, në Plovdiv dhe Kërxhali 13°, në Burgas dhe Varna – 14°.
Para mesditës do të mbizotërojë mot me diell në zonat malore. Pas mesditës vranësirat do të shtohen nga perëndimi dhe deri në fund të ditës në shumë vende do të ketë reshje shiu, mbi 1800 m nga bora.
Do të mbajë mot kryesisht me diell përgjatë bregut të Detit të Zi. Pas mesditës vranësirat do të shtohen dhe do të ketë reshje shiu në Bregdetin Jugor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë. Temperatura e ujit të detit është 9° - 10°.
Vranësira të ndryshueshme priten edhe në të gjithë territorin e Evropës.Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni, kërkimi dhe teknologjia janë në qendër të politikës për zhvillimin e një ekonomie konkurruese..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për shtyp në BTA, Stanishev tregoi se ai "po hyn në garë" me kandidatët e tjerë për të kthyer "kuptimin dhe..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare..