Kryeministri Nikollaj Denkov ndodhet për një vizitë pune në Greqi. Ai do të takohet në një drekë pune me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Ata do të diskutojnë për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit strategjik bullgaro-grek dhe projektet me interes për të dy vendet, duke përfshirë zhvillimin e transportit dhe lidhjes energjetike përgjatë aksit Veri-Jug.
Në delegacionin bullgar së bashku me kryeministrin janë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel, ministri i financave Asen Vasilev, ministri i ekologjisë Julian Popov dhe ministri i energjisë Rumen Radev. Ata gjithashtu do të marrin pjesë në drekën e punës.Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..