Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 9 janarin

Kod i verdhë për motin e ftohtë është shpallur në pjesën më të madhe të vendit

Foto: BGNES

Mbrëmjen e së martës do të bjerë borë pothuajse në të gjithë vendin. Në veri të Bullgarisë dhe në zonat malore do të formohet mbulesë bore. Gjatë ditës reshjet do të dobësohen. Do të jetë e ftohtë dhe pothuajse pa ndryshime ditore të temperaturave. Rreth orës 14:00 parashihet që temperaturat të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në Sofje do të jetë minus 3°.

Shi i përzier me borë do të bjerë përgjatë Detit të Zi. Do të fryjë erë e fortë dhe e ftohtë nga veriu. Temperaturat e ajrit do të lëvizin nga minus 3 deri në 2°. Uji i detit është 9-10°. Eksitimi i detit do të jetë 4 ballë.

Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje bore, e cila para mesditës do të dobësohet. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë minus 3°, në 2000 m deri në minus 7°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në të gjithë Bullgarinë shënuan Ditën e Gjyshes sipas stilit të vjetër

Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..

botuar më 25-01-21 7.27.MD

Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja për Ukrainën mbeten prioritete për Bullgarinë

Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..

botuar më 25-01-21 4.02.MD
Kostadin Angellov

Emrat e zëvendësministrave të rinj dhe të guvernatorëve të qarqeve nuk janë ende të qartë

Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..

botuar më 25-01-21 1.19.MD