Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kurrë më” – kështu tingëllon melankolia e një vajze me diell

Foto: YouTube /Sunheart OFFICIAL

Një vajzë vërtet me diell, e lindur në Burgas dhe që jeton buzë detit - Stanisllava Hristova - ka vite që bën muzikë me pseudonimin Sunheart. Pas një pauze të caktuar, karakteristike për çdo artist të pavarur, ajo ka një këngë të re - "Kurrë më". Këngëtarja na tha se dëshiron ta realizojë më shpejt muzikën e saj, ndaj ka nisur punën për katër këngë të reja. Sunheart shpjegon se pse vendosi të prezantojë së pari "Kurrë më":

“E ndjej më së afërmi. Që tani e tutje, ndoshta, vështirë se do të lejoj që dikush tjetër të ma shkruajë tekstin – këto janë tekste të mia dhe më afër zemrës sime është pikërisht “Kurrë më”. Vendosa që tingulli i saj është shumë i pastër, melankolik, dhe i përgjigjet motit tani."

Për muzikën e "Kurrë më" Sunheart sërish ka punuar me kolegët e saj nga Sofja, Rene Ranev dhe Georgi Trifonov – kjo është kënga e katërt mbi të cilën ata bashkëpunojnë. Këngëtarja e re na tregoi se energjia që duhet për të krijuar çdo këngë si solo artiste është shumë e lartë, pasi ajo e prodhon vetë muzikën e saj dhe pret që së shpejti të frymëzohet për të përfunduar projektet e tjera muzikore.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një këngë e përjetshme bullgare në një version të ri

Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..

botuar më 24-07-02 8.10.PD
Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD