“Krahët” – kështu quhet kënga e re e violinistes Bojana Zareva dhe këngëtares Silsila Mahbub nga Afganistani. Muzika dhe teksti janë të Bojanës, dhe përkthimi i përshtatur në farsi (persisht) dhe hyrja në fillim të këngës janë nga Silsila. Të dy u njohën disa vite më parë në një tjetër projekt të përbashkët dhe më pas vendosën që të krijonin një këngë së bashku. Mesazhi që duan të përcjellin është ideja e vazhdimësisë mes kulturave dhe feve të ndryshme.
Silsila, e cila erdhi nga Afganistani si refugjate në Bullgari dhe qëndroi këtu për të punuar, krijuar dhe zhvilluar, ishte e përfshirë në regjistrimet dhe në procesin krijues që në fillim. Në ekzekutimin e muzikës do të dëgjoni edhe Asen Marinov (kitarë), si dhe instrumentin ekzotik me goditje bendiri interpretuar nga Anita
Nejçeva. Fyelli dhe bansuri u regjistruan nga Hristijan Georgiev nga grupi Oratnica.
Pamjet në video janë xhiruar në Pllana Pllanina, pranë kishës “Shën Qipriani”, nga kameramani dhe regjisori Nikollaj Barov. Vepër e tij janë edhe animacionet në klip.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..