Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë virtuale tregon historinë e Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov"

Foto: historymuseum.org

Një kartolinë me pamje nga Teatri Kombëtar i ri dhe një mbishkrim në anën e pasme - "Kujtim i hapjes së teatrit. Josef Shmaha, 1907" – është pjesë e ekspozitës virtuale që mund të shihet në faqen e Muzeut Historik Kombëtar. Ajo i kushtohet 120 vjetorit të themelimit të Teatrit Kombëtar në Sofje, i cili hapi dyert e tij më 3 janar 1904.

Specialistët e Muzeut Historik Kombëtar kanë mbledhur foto nga arkivat, postera, dokumente dhe kartolina që lidhen me historinë e ndërtesës emblematike të kryeqytetit, si dhe me veprimtarinë e artistëve të trupës, regjisorëve dhe mjeshtrave të skenës.

Në ekspozitë mund të shihni edhe një pamje të rrallë të barakës prej druri, ku mbaheshin shfaqjet e para nga trupat teatrore "Osnova" dhe "Sëllza i smjah", të cilat më vonë u bashkuan për të formuar Teatrin Kombëtar të Bullgarisë. Ndërtimi i ndërtesës zgjati gati 4 vjet. Аjo u krijua sipas një projekti të arkitektëve të famshëm Ferdinand Fellner nga Austria dhe Hermann Helmer nga Gjermania, ndërsa fondet për të u mblodhën përmes shitjes së pullave dhe biletave të lotarisë, organizuar nga Bashkia e Sofjes.

Foto: historymuseum.org

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha bullgare

164 vjet më parë në Kostandinopojë u shpall pavarësia kishtare bullgare

Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..

botuar më 24-04-03 11.41.PD

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD