Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspeditë vendase eksploron kontinentin e akullt për herë të 32-të

Shkencëtarët bullgarë krijojnë pajisje për të studiuar lëvizjen e akullnajave në Antarktidë

Shkrirja e blloqeve të akullit zbulon një pjesë të mistereve të ndryshimeve globale

Foto: BTA

Pjesëmarrësit në ekspeditëe 32-të bullgare të Antarktidëtashmë ndodhen në ishullin Livingstone dhe synimi tyre kryesor është ndërtimi bllokut të ri laboratorik së bashku me zbatimin projekteve shkencore. Mes tyre është PetëSapunxhiev - doktor elektronikëdhe prej pesë vjetësh edhe inxhinier bazëbullgare të Antarktidës.

Baza bullgare e Antarktidës në ishullin Livingstone

Një adhurues i alpinizmit, Petër Sapunxhiev kalon shumë kohë në male. Ai u njoh me aktivitetet e Institutit Bullgar të Antarktidës gjatë punës për një pajisje matëse të nevojshme për bazën tonë në kontinentin e akullt. “Çudia, mrekullia dhe magjia këtij vendi” e rikthejnë atë edhe një herë në Antarktidë.

“Kushdo që shkon atje për herë të parë, në mënyrë të pashmangshme magjepset nga kjo natyrë unike dhe e papërsëritshme dhe e përjeton këtë ndjesi në një mënyrë tjetër – thotë specialisti. – Hera e parë është zakonisht më emocionale. Profesionalisht, kjo ekspeditë kërkimore në Antarktidë është gjithashtu shumë emocionuese. Si inxhinier i bazës, jam i angazhuar me sistemin energjetik, me pajisjet shkencore. Fillova të punoj me grupe shkencëtarësh – njerëz që merren me gjeofizikë, me akullnajat, dhe kështu u krijuan disa ide konkrete.”

Petër Sapunxhiev

Petër Sapunxhiev flet me pasion për aktivitetet e tij në fushën e elektronikës:

“Ajo që më ka frymëzuar që kur isha i vogël është përdorimi i elektronikës si një mjet për të bërë diçka krijuese, eksploruese – si për të shtuar një sens tjetër, një mënyrë tjetër për të mësuar rreth botës që na rrethon. Kryesisht merrem me elektronikë matëse, bëj pajisje specifike që kryejnë funksione specifike dhe shqyrtojnë parametra të caktuara. Më pas analizojmë këto të dhëna dhe përmes tyre kuptojmë më shumë për proceset dhe fenomenet që na rrethojnë.”

Në misionin e tij aktual në Antarktidë, Petër Sapunxhiev është i angazhuar në dy projekte. I pari lidhet me studimin e energjisë diellore në territorin e bazës. "Kjo do të na ndihmojë të dizajnojmë në mënyrë më efikase dhe të optimizojmë furnizimet tona me energji diellore për të drejtuar pajisjet që na nevojiten për kërkime," - shpjegon ai.

Detyra e sistemit diellor do të jetë të monitorojë sasinë e energjisë diellore që bie në një njësi sipërfaqe dhe në kënde të ndryshme. Të dhënat e para pritet të vijnë mbas një viti. “Duke ditur se sa energji merr sistemi, ne do të jemi në gjendje të përcaktojmë matematikisht gjendjen e tij dhe se si duhet ta optimizojmë atë për të punuar gjatë ditëve të errëta. Dimri i Antarktikut ka vetëm 2-3 orë dritë në ditë”, - shton Petër Sapunxhiev.

Projekti i dytë lidhet me lëvizjen e akullnajave – “një ekosistem jashtëzakonisht delikat”, sipas fjalëve të studiuesit.


“Baza jonë është e rrethuar nga akullnajat, ndërsa ato nga ana e tyre reagojnë ndaj të gjitha ndryshimeve që ndodhin në botë – vazhdon Petër Sapunxhiev. - Gjërat janë "të lidhura" - jo vetëm ndryshimet në klimë, por edhe shumë ndryshime në natyrë, të cilat janë si një zinxhir i lidhur. Prandaj, studimi i akullnajave sjell shumë informacion për proceset lokale dhe globale. Akullnajat në përgjithësi janë struktura jashtëzakonisht mbresëlënëse, të fuqishme dhe madhështore. Detyra ime është të krijoj një sistem fotografik autonom që mund të kapë me besueshmëri pjesë të zgjedhura të një akullnajeje çdo ditë, për vite me radhë, në kushtet e vështira të Antarktidës. Duke marrë këto foto, ne do të jemi në gjendje të aplikojmë metoda të ndryshme të përpunimit, dhe kur ato të renditen dhe përshpejtohen, do të shohim se si lëvizin akullnajat.”

Në bazë të informacionit të nxjerrë, do të mund të gjykohet shpejtësia e lëvizjes, si lëvizin zonat e ndryshme në raport me njëra-tjetrën, relievi nën akullnajat.


Petër Sapunxhiev shton se ritmet dhe shkrirja e akullnajave zbulojnë një pjesë të enigmës së mistereve të ndryshimeve globale: “Pa dyshim që akullnajat janë duke shkri, pyetja është se në çfarë mase kjo shkrirje shkaktohet nga aktiviteti njerëzor, dhe në çfarë mase është nga cikli normal natyror. Aktualisht po bëhen përpjekje të mëdha për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve.”

Dhe ndërsa shkencëtarët po përpiqen të pikturojnë tablonë globale të botës në të cilën ne praktikisht tashmë jetojmë me sfidat e saj të reja, kërcënimet, por edhe shpresat për një kapërcim cilësor në shumë fusha të dijes, është përgjegjësi e secilit prej nesh të veprojë me vetëdije, sepse edhe cënimi më i vogël i natyrës shpeshherë shumëzohet një miliardë herë.

Lexoni më tepër:

Foto: Marina Velikova, BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD