Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 18 janarin

Moti do të jetë i vranët dhe i ngrohtë me reshje të dobëta vende-vende

Foto: BGNES

Paraditen e së enjtes, për shkak të reshjeve dhe temperaturave të ulëta, në veriperëndim të Bullgarisë ka kod të verdhë për rrezikun e ngricave. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira me reshje lokale, në perëndim do të ketë mjegull. Temperaturat maksimale në Bullgarinë Perëndimore do të lëvizin nga 5 deri në 7°, në lindje - 15-16°, në kryeqytet - rreth 13°.

Në Detin e Zi do të mbajë vranësira, në jug do të ketë reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të lëvizin nga 12 deri në 16°. Temperatura e ujit të detit është 7-8°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Do të mbajë vranësira dhe erë në zonat malore. Mbi 1700 metra do të bjerë borë, nën këtë lartësi shi. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë 7°, në 2000 m deri në 4°.

Ditën e premte do të jetë e ngrohtë me temperatura maksimale prej 12 deri në 17°, ndërsa temperaturat minimale prej 3 deri në 8°. Do të jetë me vranësira, vende-vende me reshje të dobëta shiu.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për përmirësimin e infrastrukturës dixhitale

Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..

botuar më 25-01-22 9.37.PD

Bullgaria prezantohet në ekspozitën turistike FITUR 2025 në Madrid

Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..

botuar më 25-01-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 janarin

Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..

botuar më 25-01-21 7.40.MD