Në ditën e fundit të javës, dashamirët e letërsisë mblidhen së bashku për të ndarë pasionin e tyre – leximin në klubin “Elerium” të kryeqytetit. "Mbrëmja e librit" është një ftesë për të gjithë dashamirët e pasionuar që thithin me padurim çdo fjalë të veprave të tyre të preferuara, pavarësisht pretendimeve se me zhvillimin e dixhitalizimit, librat do të mbeten në plan të dytë. Organizatorët janë të bindur se ka ende lexues që do të ishin të lumtur të gjenin njerëz me mendje të njëjtë për të ndarë përvojat e tyre në botën letrare, të takojnë dhe komunikojnë me njerëz të rinj dhe të ndryshëm.
Ata që janë të apasionuar pas leximit do të mund të prekin çdo zhanër dhe të përjetojnë emocione të ndryshme në takimin me vepra të reja dhe të panjohura, përmes syve të lexuesve.
Organizatorët kanë planifikuar edhe një shkëmbim librash për të gjithë ata që duan të ndajnë atë që kanë lexuar.
Foto: BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..
Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e..