Edicioni i dytë i projektit "Akademia për Punëtorët Rinor 2.0" zgjeroi fushën e iniciativës duke u fokusuar në zhvillimin e organizatave rinore në Poloni, Bullgari, Greqi dhe Maqedoni. Akademia është e bashkëfinancuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe trajnimi është i ndarë në tetë module tematike. Këto përfshijnë angazhimin e qytetarëve, komunikimin efektiv, marketingun inovativ, përdorimin e mediave sociale, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, strategjitë e mbledhjes së fondeve etj.
Duke nënvizuar angazhimin e saj për zhvillimin e vazhdueshëm të nismave rinore në rajon, Akademia për Punëtorët Rinor 2.0 krijon një rrjet ngjarjesh argëtuese dhe edukative që u dedikohen të rinjve. Në konferencën e tij përfundimtare në dhjetor 2023 në Poloni, projekti prezantoi me sukses rezultatet e punës së tij dhe vazhdon të frymëzojë liderët e të rinjve për të marrë pjesë aktive në shoqëri. Mjetet për qëndrueshmërinë e organizatave rinore të zhvilluara gjatë disa viteve janë të disponueshme për përdorim falas në faqen e internetit të kësaj nisme.
Fotot janë siguruar nga "Asociacioni për zhvillimin e sportit bullgar"
Përgatiti në shqip dhe pubikoi: Kostandina BelloNë mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..