Edicioni i dytë i projektit "Akademia për Punëtorët Rinor 2.0" zgjeroi fushën e iniciativës duke u fokusuar në zhvillimin e organizatave rinore në Poloni, Bullgari, Greqi dhe Maqedoni. Akademia është e bashkëfinancuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe trajnimi është i ndarë në tetë module tematike. Këto përfshijnë angazhimin e qytetarëve, komunikimin efektiv, marketingun inovativ, përdorimin e mediave sociale, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, strategjitë e mbledhjes së fondeve etj.
Duke nënvizuar angazhimin e saj për zhvillimin e vazhdueshëm të nismave rinore në rajon, Akademia për Punëtorët Rinor 2.0 krijon një rrjet ngjarjesh argëtuese dhe edukative që u dedikohen të rinjve. Në konferencën e tij përfundimtare në dhjetor 2023 në Poloni, projekti prezantoi me sukses rezultatet e punës së tij dhe vazhdon të frymëzojë liderët e të rinjve për të marrë pjesë aktive në shoqëri. Mjetet për qëndrueshmërinë e organizatave rinore të zhvilluara gjatë disa viteve janë të disponueshme për përdorim falas në faqen e internetit të kësaj nisme.
Fotot janë siguruar nga "Asociacioni për zhvillimin e sportit bullgar"
Përgatiti në shqip dhe pubikoi: Kostandina BelloNë edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..