"Nuk ka rëndësi" është kënga e tretë solo e artistit të ri EMIN Al-Juneid me emrin artistik "EMIN" dhe e dyta me video në kanalin e tij personal në YouTube. Këngëtari thotë se “Nuk ka rëndësi” është kënga mbi të cilën ka punuar më gjatë deri tani. Ideja lindi në mars të vitit 2023, por ka pësuar jo pak ndryshime. Tre artistë u ndryshuan derisa u mor vendimi përfundimtar që partnerja e EMIN në këngë të ishte Sllavina Kallkanxhieva nga trioja modrene RnB “TRINITY”. Autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është Dimitër Lefterov.
Videoja është vepër e Stoill Vëtevit dhe Javor Georgievit. Fotot janë realizuar në Sofje.
"Nuk ka rëndësi" është pjesë e përgatitjes së albumit të parë të Eminit.
Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..
I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..
Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai..