Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Një kod i verdhë për erërat e forta është shpallur në 13 zona në Bullgarinë Perëndimore

Foto: BGNES

Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, në Sofje minus 3°. Era veriperëndimore dhe vranësirat nga perëndimi drejt lindjes do të sjellin reshje shiu dhe bore, më të konsiderueshme në Bullgarinë Veriore dhe Lindore. Në qafat e malit Stara Pllanina do të bjerë borë dhe ka kushte për stuhi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 3 deri në 8° në kryeqytet - rreth 4°.

Në Detin e Zi do të mbajë vranësira. Pas mesditës do të ketë reshje shiu vende-vende të përziera me borë. Temperaturat e ajrit do të jenë 5-8°. Temperatura e detit është 7-8°. Eksitimi i detit do të jetë 2 ballë.

Në male do të mbajë mot me vranësira. Në Stara Pllanina do të ketë reshje bore me kushte për stuhi. Do të fryjë erë veriperëndimore e stuhishme, përkohësisht uragane. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë minus 1°, në 2000 m deri në minus 6°.

Moti mbetet me vranësira edhe të dielën. Në zonat malore dhe në verilindje të Bullgarisë do të bjerë borë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°, ndërsa gjatë ditës nga 1 deri në 6°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e sotme bullgarët nderojnë veprën iluministe të Shtatë Shenjtorëve

Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Klement, Naum, Sava, Gorazd dhe Angelarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..

botuar më 24-07-27 8.20.PD

Parashikimi i motit për 27 korrikun 2024

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira grumbulluese, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje...

botuar më 24-07-26 7.05.MD

Gjykata Kushtetuese anuloi reformën në drejtësi dhe mbajti kabinetin e ri teknik

Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetuese dhe të pavlefshme shumicën e ndryshimeve në Kushtetutë të votuara nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor në fund të vitit 2023. Rasti u inicua me kërkesë të presidentit Rumen Radev dhe 48 deputetëve...

botuar më 24-07-26 5.51.MD