Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 30 janarin

Moti do të jetë me temperatura dimërore, vranësira të shpërndara dhe borë mbi Stranxha

Foto: BGNES

Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 5 deri në 0°, në Sofje minus 4°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira. Reshjet, kryesisht prej bore, do të jenë në Bullgarinë Lindore dhe në male, më të konsiderueshme në Stranxha. Do të fryjë erë e fortë verilindore në drejtim të jugut. Mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë shpërndarje të reve deri në diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 1 deri në 6°, në kryeqytet - rreth 2°.

Në bregun e Detit të Zi do të mbajë mot me vranësira, me reshje shiu, dëbore të lagësht dhe me erë të fortë verilindore. Temperaturat e ajrit do të jenë 3-6°. Temperatura e ujit të detit është 5-8°. Eksitimi i detit do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Në malet në drejtim të perëndimit do të mbajë reshje shiu me vranësira të pjesshme deri me diell.

Në lindje do të mbajë vranësira me reshje bore, më e theksuar në Stranxha. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë minus 3°, në 2000 m deri në minus 10°.

Ditën e mërkurë do të jetë me diell dhe ngrohtë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria mbështetet nga 39% dhe nuk miratohet nga 29% e votuesve

Mbështetja për GERB është 26.0%. Lideri i partisë Bojko Borisov ka besimin më të lartë midis politikanëve me 24.4%, por gjithashtu mosbesim të konsiderueshëm me 49.4%, sipas një sondazhi përfaqësues të Agjencisë “Alpha Research” të kryer nga 15 deri..

botuar më 25-01-23 12.06.MD
Stanisllav Anastasov

Deputetët refuzuan të diskutojnë aktivitetet e OJQ-ve amerikane në parlament

Deputetët ndryshuan axhendën e Kuvendit Popullor. Me propozimin e "DPS - Fillimi i Ri", pika e parë e programit "për krijimin e një komisioni të përkohshëm për të hetuar ekzistencën e ndikimit të SHBA-së në Bullgari, duke përfshirë edhe përmes..

botuar më 25-01-23 11.39.PD

Parashikimi i motit për 23 janarin

Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës dukshmëria do të përmirësohet, vranësirat do të çahen dhe zvogëlohen dhe do të vijojë mot kryesisht me..

botuar më 25-01-22 7.40.MD