Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Notari i maratonës Canko Cankov nominohet për "Burri i Vitit" nga WOWSA

Canko Cankov
Foto: BTA

Canko Cankov, i cili mori pjesë në maratonat më të vështira të notit në botë Oceans Seven, është nominuar në kategorinë "Burri i Vitit" në renditjen e Shoqatës Botërore të Notit në Ujë të Hapur - WOWSA. Nominimi vjen pasi Canko notoi Ngushticën e Katalinës në SHBA në gusht 2023, raportoi BGNES.

Cankov është bullgari i parë që përfundoi me sukses dy maratonë noti në botë, një nga më të vështirat në planet - Ngushticën e Gjibraltarit nga Evropa deri në Afrikë dhe Katalina në Oqeanin Paqësor. Këtë vit në prill notari do të nisë maratonën 27 km nga Oceans Seven në Ngushticën Cook në Zelandën e Re. Në tetor ai do të marrë pjesë në maratonën më të gjatë të notit në botë me një gjatësi prej 47 km në vijë të drejtë, midis ishujve Molokai dhe Oahu (pjesë e arkipelagut Havai).


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Volejbollistet tanë nën 20 vjeç triumfuan në Ballkaniadën në Serbi

Kombëtarja bullgare fitoi titullin e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit për meshkuj nën 20 vjeç, i cili u mbajt në Varniaçka Banja të Serbisë. Në finale volejbollistët bullgarë mundën vendasit me rezultat 3:1 (25:17, 22:25, 25:23, 25:21). Të..

botuar më 24-08-19 9.44.PD

Kampioni olimpik Karlos Nasar: Kufiri im është ende shumë larg

Një nga tre kampionët olimpik të Bullgarisë në Paris, Karlos Nasar, u prit solemnisht në tokën bullgare pas medaljes së tij të jashtëzakonshme të artë në kryeqytetin francez. 20-vjeçari bullgar u ngjit në majën olimpike në kategorinë deri në 89 kg..

botuar më 24-08-13 4.45.MD

Bullgaria priti me dafina kampionët e saj olimpik të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov

Kampionët olimpikë të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov u pritën solemnisht në aeroportin e Sofjes me valle, gajde dhe kurora dafine. “Ndjeva mbështetjen e çdo bullgari, synimi im i radhës është titulli botëror. Isha kampion..

botuar më 24-08-12 7.01.MD