Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria te bullgarët në Shqipëri

Që paqja dhe mirëkuptimi të lulëzojë në Ballkan, farat duhet të mbillen së pari mes fëmijëve

Bisedë me drejtorin e shkollës në fshatin Ostren i Madh, Çlirim Muça

14
Një dritare drejt botës dhe Gollobordës
Foto: Krasimir Martinov

Sipas statistikave të vjetra dhe dokumenteve të vjetra, në fund të shekullit të XIX-të dhe në fillim të shekullit të XX-të, në rajonin historiko-gjeografik të Gollobordës mbizotëronte popullsia bullgare. Pas Luftës Ballkanike (1912-1913) ky rajon përfshihet në kufijtë e shtetit të Shqipërisë tashmë të pavarur nga Perandoria Osmane. Edhe sot, shumica e fëmijëve në këtë zonë janë me origjinë bullgare. Gjuha bullgare flitet në 80% të fshatrave në Gollobordë dhe Ostreni i Madh është më i madhi prej tyre - me rreth 300 familje. Ata ende nuk kanë shkollë bullgare, por njerëzit e zonës flasin bullgarisht mes njëri-tjetrit.

Shkolla në Ostren të Madh

Në shkollën e mesme “Elez Koçi” gjatë këtij viti shkollor studiojnë 262 fëmijë nga Ostreni i Madh dhe fshatra të tjera të zonës. Drejtor i shkollës është Çlirim Muça, 53 vjeç, baba i 4 djemve. Në fillim të takimit tonë, ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj Bullgarisë për pajisjen e klasës së informatikës katër vjet më parë, si dhe për vëmendjen që marrin fëmijët nga misioni ynë diplomatik në Tiranë.

Çlirim Muça me nxënëset e tij

Ai na tregoi për shkollën, për banorët e Gollobordës, të njohur si ndërtuesit më të mirë në Shqipëri, për kurbetin dhe emigracionin që është në rritje vitet e fundit, për rrugën që duhet të përmirësohet dhe të krijojë lidhje mes njerëzve, për Ballkanin dhe mundësitë ende të pashfrytëzuara nga banorët e tij.

“Të gjithë fëmijët këtu flasin gjuhën tonë bullgare, shqipen e mësojnë në shkollë. Gjyshja ime nga babai, e cila jetoi deri në moshën 93 vjeçare, dinte vetëm tre shprehje në shqip - "Mirëdita", "Uroj të jeni mirë" dhe "Faleminderit". Kjo është jeta jonë, siç na shikoni tani. Ndoshta mund të kishte një jetë më të mirë për ne, por…” (u mendua ai).

Çlirim Muçës i kujtohet sesi përpara ndryshimeve demokratike në Shqipëri, në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, banorët e Gollobordës merrnin pjesë në ndërtimin e rrugëve, fabrikave dhe pallateve të banimit. Ata janë të njohur si disa nga ndërtuesit më të mirë në Shqipëri. Ndërsa sot, shumë prej tyre punojnë jashtë vendit. “Ne shpesh punojmë në Greqi gjatë verës, kurse më të rinjtë janë në Evropën Perëndimore – Norvegji, Suedi, Gjermani. Për momentin kemi disa nxënës shumë të zgjuar dhe të mirë. Dhe shpresoj që pasi të diplomohen, të shkojnë për të studiuar në Bullgari”.

Në shtëpinë e një familjeje nga Ostreni i Madh

Drejtori i shkollës në Ostren të Madh takohet shpesh me përfaqësues të shtetit bullgar dhe të shoqatave vëndase bullgare për të diskutuar mundësitë për të ruajtur kulturën dhe traditat vëndase, si dhe për të siguruar mbështetje për zhvillim dhe një jetë më të mirë. Megjithatë, ai pranon se interesimi i vendasve për Bullgarinë është rritur vetëm në dhjetë vitet e fundit, dhe kjo lidhet me mundësinë e marrjes së nënshtetësisë bullgare dhe kartës së identitetit evropiane. Por ai nuk e konsideron të drejtë këtë filozofi.

Çlirim Muça, Antoni Kurti, Razi Rama

“Mendoj se jeta nuk është vetëm një pasaportë. Jeta është identitet dhe integrim. Që kur Bullgaria është pjesë e një Evrope të bashkuar, ne kemi shumë për të mësuar nga Bullgaria. Duhet t'ua shpjegojmë prindërve dhe fëmijëve tanë se nuk duhet të luftojmë vetëm për një pasaportë apo një gjuhë. Ne duhet të luftojmë për integrim dhe identifikim. Unë jam 53 vjeç, kam një nip në Angli, ai e di gjuhën tonë amtare nga motra ime, dmth. nga nëna e tij. Unë kam një vëlla që jeton në Lugano të Zvicrës. Dhe përveç frëngjisht, familja e tij flet edhe shqip dhe bullgarisht”, na tregon Çlirim Muça.

fshati Ostreni i Madh në dimër

Në përgjithësi, vitet e fundit Shqipëria ka parë gjithashtu një migrim të shtuar të njerëzve - në qytetet e mëdha dhe në vendet më të zhvilluara ekonomikisht në Evropën Perëndimore. Për banorët e Gollobordës, Çlirimi e shpjegon këtë dukuri me mungesën e punës dhe infrastrukturën e dobët.

“Ju e patë vetë sa e keqe është rruga deri këtu. Por nëse ka një rrugë normale dhe infrastrukturë të mirë, njerëzit nuk do të largohen. Rrugët për në Tiranë, Shkup, Selanik dhe Bullgari janë afër. Dhe fakti se je nga Ballkani, kjo do të thotë se je pjesë e jona. Ne jemi ata që duhet të luftojmë vëllazërisht për zhvillimin e rajonit tonë. Sepse kudo që të shkosh, edhe sikur të rrotulohesh 360 gradë, mbetesh njeri i Ballkanit. Dhe unë mendoj se njerëzit e Ballkanit janë një perlë që askush nuk mund ta zëvendësojë. Zoti na ka dhënë shumë gjëra këtu dhe ne duhet t'i përdorim ato. Të kapemi për dore me njëri-tjetrin dhe të punojmë. Dhe me mend në kokë. Le të fillojmë që nga fëmijët. Në to duhet të mbillet fara, që të rritet lulja e bukur e paqes dhe e mirëkuptimit".

Fëmijët mbjellin pemë në oborrin e shkollës

Çlirim Muça, i cili ka jetuar për një kohë të gjatë në Gollobordë dhe ka njohur njerëz me kombësi të ndryshme, na thotë se është e kotë të ndahemi se kush është bullgar, kush është shqiptar, kush është grek apo maqedonas.

“Nëse secili prej nesh fillon të flasë me tjetrin normalisht, t’i thotë: “Mirëdita! Je i mirëpritur!”, ne do të jemi përgjithmonë jo miq, por vëllezër. Ora biologjike po troket shpejt dhe ne nuk mund të debatojmë përgjithmonë. Në shekullin tonë, të gjithë duhet të integrohen, të emancipohen dhe të edukohen për të ditur se çfarë të bëjnë me jetën e tyre. Jeta nuk është një rrugë në të cilën mund të ecësh ashtu siç dëshiron. Jeta është një luftë.“

Vëlla, nëse më pyet se cila shkëlqen më shumë në këtë botë - hëna apo dielli - do të të them se secila prej tyre shkëlqen me dritën e vet dhe në kohën e caktuar. Kështu ne në Ballkan duhet të ndriçojmë kohën tonë - të jemi solidarë, të mbështesim të gjithë ata që jetojnë këtu - serbët, kosovarët, shqiptarët, bullgarët, maqedonasit, boshnjakët, malazezët, kroatët, sllovenët, grekët. Jemi i njëjti popull. Të gjithë jemi poshtë të njëjtës strehë - durojmë edhe të nxehtin edhe të ftohtin, shikojmë edhe hënën edhe diellin. 

Shkolla tërheq fëmijët edhe në fundjavë

Gjëja më e rëndësishme tani është të dimë se çfarë të bëjmë për fëmijët që rriten në këtë fshat, në këtë zonë. Duhet të përpiqemi t'i mbajmë, të mos largohen. Keshtu mendoj unë. Nuk e di nëse kam të drejtë. Mbase edhe gaboj…”.


Foto: Krasimir Martinov, Facebook: Antoni Kurti, Golloborda-Albania, Shmb Elez Koçi

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD