Gjatë natës vranësirat do të rriten nga veriperëndimi dhe deri në mëngjes do të jenë të ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit. Vetëm në disa rajone do të ketë reshje shiu. Era do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të forcohet. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth 0°.
Ditën e premte do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende, kryesisht në Bullgarinë Qendrore do të ketë reshje shiu, në zonat malore - nga borë. Në mbrëmje vranësirat do të fillojnë të çahen dhe të pakësohen. Me erë mesatare nga veriperëndimi do të depërtojë ajër më i ftohtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin kryesisht ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 4°.
Do të mbajë mot kryesisht me vranësira në zonat malore. Reshje bore do të ketë në më shumë rajone dhe më të theksuara në malin Stara Pllanina. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 1°, në 2000 metra - rreth minus 6°.
Mbi Detin e Zi do të jetë kryesisht me vranësira, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje. Në mbrëmje vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 deri në 7°. Temperatura e ujit të detit është 6°-7°.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..