Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Sllovenia organizon një referendum nëse vendi duhet të ndërtojë një bllok bërthamor

Njësia e parë e centralit atomik Krško

Sllovenia do të mbajë një referendum në vitin 2024. Sondazhi për qytetarët është nëse do të ndërtohet një njësi e dytë bërthamore për të zëvendësuar njësinë e parë operative të centralit atomik “Krško” pas përfundimit të jetës së tij të zgjatur në 2043. Vendimi u mor në një takim, mikpritësi i të cilit iste kryeministrit Robert Golob. Takimi mblodhi së bashku krerët e pesë partive parlamentare, presidentin e vendit dhe kryetarin e parlamentit, si dhe dy deputetët që përfaqësojnë pakicat etnike italiane dhe hungareze, raportoi “The Slovenia Time”s. "Krško-2", vlera e të cilit llogaritet në 10 miliardë euro, është një projekt kaq i rëndësishëm, jo ​​vetëm për shkak të madhësisë së investimit, por edhe për të ardhmen e Sllovenisë, prandaj është me rëndësi të madhe të ndërtohet një konsensus politik mbi të”, vuri në dukje kryeministri Golob. Në takim u vendos që burimet e rinovueshme të energjisë dhe energjia bërthamore janë rruga e duhur për vendin drejt një të ardhmeje pa karbon. "Unë besoj se të pesë partitë do të nënshkruajnë pyetjen e referendumit dhe do të mbrojnë energjinë bërthamore në fushatën e referendumit," tha Golob.

Në Greqi protestuan kundër hapjes së universiteteve të huaja


Në Greqi, studentët protestuan kundër një projektligji të përgatitur nga qeveria e Kyriakos Mitsotakis, që lejon institucionet e arsimit të lartë të funksionojnë si degë të universiteteve të huaja në vend. Protestuesit marshuan paqësisht nëpër qendrën e kryeqytetit grek, Athinë, por para ndërtesës së parlamentit, disa prej tyre sulmuan policinë dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe granata trullosëse, raportoi BNT. Të pakënaqur me projektligjin, ata theksojnë se reforma do të zhvlerësojë diplomat nga universitetet publike greke dhe do të reduktojë më tej financimin e shtetit për arsimin publik. Një diskutim publik i tekstit të diskutueshëm është në pritje dhe votimi i tij në parlament do të bëhet këtë muaj.

Më shumë se gjysma e rumunëve preferojnë një president jopartiak

Mircea Joana

2024 është një vit i rëndësishëm zgjedhor për Rumaninë, pasi po vijnë katër lloje zgjedhjesh - për Parlamentin Evropian, zgjedhje vendore, parlamentare dhe presidenciale. Një sondazh nga agjencia sociologjike INSCOP, cituar nga BTA, tregon se 55% e rumunëve do të preferonin një kandidat të pavarur për president dhe 36.1% - të ishte anëtar i një partie politike. 50.4% e të anketuarve janë për një president të krahut të djathtë, 20.7% për një të majtë. 53.8% e rumunëve preferojnë që presidenti të jetë burrë, 31% - grua. Aktualisht favorit për presidencën është zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s Mircea Joana, ndonëse ende nuk ka bërë të ditur nëse do të kandidojë. I dyti në preferencat e rumunëve është kryeministri aktual Marcel Ciolacu me 18.9%, i ndjekur nga kryetarja e partisë nacionaliste "SOS Romania" Diana Șoșoacă me 14%.

Për herë të parë, një shqiptar kryesoi qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut zgjodhi një qeveri teknike të udhëhequr nga ish-kreu i legjislativit, shqiptari etnik Talat Xhaferi. Vendimi ishte marrë me 65 vota “pro”, 3 “kundër” dhe asnjë “abstenim”, raportoi BTA. Kështu, Xhaferi hyri në histori si shqiptari i parë që mban postin e kryeministrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Krahas organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që është edhe angazhimi kryesor i qeverisë teknike të zgjedhur 100 ditë para mbajtjes së tyre, Xhaferi premtoi se kabineti do të vazhdojë punën për hartimin e rrugëve për reformat në administratën publike, për sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve demokratike në vend. Edhe partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE hyri në qeveri me dy ministra - të punëve të brendshme dhe të çështjeve sociale.

Rrënojat e Anit në Turqi tërheqin me bukurinë e tyre edhe në dimër


Rrënojat e qytetit antik të Anit në provincën Kars të Turqisë Lindore, të cilat tërheqin turistë nga afër dhe larg, janë jashtëzakonisht të bukura edhe në dimër, kur ka borë, transmeton agjencia turke e lajmeve "Anadolu". I banuar deri në shekullin e 16-të, qyteti antik me një sipërfaqe prej rreth 85 hektarësh në kufi me Armeninë është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjatë shekujve, së bashku me turqit, dhjetëra qytetërime të tjera jetuan këtu, të krishterët dhe myslimanët bashkëjetuan, vetëm nga viti 970 deri në 1320, në këtë vend fliteshin të paktën gjashtë gjuhë - armenisht, greqisht, turqisht, arabisht, gjeorgjian dhe persisht.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Foto: EPA/BGNES, AP/BTA, gen-energija.si, bg.wikipedia.org

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD