Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kantinat e verërave në Bullgarinë Veriore hapin dyert për turistët më 10 shkurt

Foto: Pixabay

Prodhuesit e verërave në rajonin perëndimor dhe qendror të Rrafshinës së Danubit hapin dyert e tyre për vizitorët për herë të parë më 10 shkurt, të shtunë. Dita u zgjdh midis 1 dhe 14 shkurtit, të cilat janë dy datat për të festuar Ditën e Shën Trifonit. Shpresojmë që turneu i verërave të bëhet një ngjarje vjetore, tha për BTA Emi Marinova, pronare e një kantine familjare, e cila është në mesin e organizatorëve. 20 kantinat e verës janë pjesë e Hartës së Verës të Rrafshinës  Perëndimore dhe Qendrore të Danubit të krijuar në vitin 2023. Ajo përfshin gjithashtu Institutin e Vreshtarisë dhe Verërave në qytetin Pleven. “Ne po e bëjmë iniciativën në një ditë pushimi, në mënyrë që më shumë njohës të verës të na vizitojnë, të hyjnë në bodrume, t'i shikojnë ato, të mësojnë më shumë për prodhimin e verës, për varietetet e verërave vendore dhe ndërkombëtare dhe të shijojnë”, shton Marinova. Në faqen e internetit të hartës së verës ka informacion selektiv për Ditën e Hapur dhe mundësitë për të kombinuar vizitat në disa kantina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD