Një festë sportive për nder të mbajtëses së medaljes së vetme të artë olimpike në biatlon Ekaterina Dafovskës, organizon sot komuna e qytetit Çepellare. Gjatë këtij viti mbushen 26 vjet nga paraqitja e mrekullueshme e kampiones bullgare në Lojërat Olimpike në Nagano.
Shumë lojëra dhe gara presin vizitorët e qytetit të malit Rodopa. Programi do të hapet me mirëseardhjen e kampiones olimpike, kryebashkiakut Boran Haxhiev dhe snowboardistit më të mirë bullgar Radosllav Jankov. Pas kësaj parashikohen gara të ndryshme, zbritje me sajë dhe stafetë për fëmijë. Gjithashtu janë të planifikuara gara në ski dhe snowboard.
Një nga atraksionet do të jetë edhe demonstrimi i qitjes me pushkë laser, të cilën do ta bëjnë anëtarët e klubit sportiv “Rozhen Çepellare – 2016” me kryetare Ekaterina Dafovska.
Foto: arkiv, chepelare.org, arkiv personalGrigor Dimitrov humbi shansin për të marrë një rrugë më të lehtë për të mbrojtur titullin e tij në Brisbane pasi lideri në skemë Novak Gjokoviq u eliminua. Fatkeqësisht, bullgari u dëmtua në ndeshjen gjysmëfinale kundër çekut Jiri Lehechka dhe u largua nga..
Tenisti bullgar Grigor Dimitrov, i cili mbron titullin e tij në Brisbane, mposhti përfaqësuesin vendas, Xhordan Tompsën me 6:1, 2:1, gjë pas së cilës kundërshtari i tij u tërhoq për shkak të lëndimit. Kështu, bullgari arriti në gjysmëfinalen e tij të..
Bukuri dhe forcë - dy fjalë që na vijnë në mendje si vizione, emocione dhe kujtime sapo shfletojmë kalendarin sportiv të vitit të kaluar. Në të, me një shkrim të bukur mbi shirit, Boryana Kaleyn shkruan mesazhin se me forcë dhe besim mund të arrijmë edhe..
Valentina Dimitrova me kohën 41 minuta e 12 sekonda fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Biatlonit për vajza. Në pushimoren dimërore..