Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënës bullgarë marrin pjesë në një konkurs evropian me ide për ruajtjen e ndërtesave të vjetra

Foto: Arkiva personale

"Të jetë apo të mos jetë kultura vendase" - kjo ide është zhvilluar në një klip tre minutësh nga nxënësit e Shkollës së Mesme Shkencave Matematikore "Nikolla Obreshkov" në Kazanllëk në konkursin ImagineEU të Komisionit Evropian.

Nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë Kristian Petrov, Toma Tasev dhe Boris Iliev i përgjigjen thirrjes për të imagjinuar ndryshimin që duan të shohin në Bashkimin Evropian me një tregim për historinë dhe të tashmen e dy ndërtesave emblematike.

“Njëra prej tyre është “Shtëpia e Papazovit”  në Kazanllëk, fasada e së cilës është rinovuar para disa vitesh”, thotë Kristian Petrov – Por sot është objekt vandalizmi – xhamat janë thyer, është mbushur me mbishkrime. 

“Shtëpia e Papazovit”  në Kazanllëk

Ndërtesa i përkiste një familjeje të pasur kultivuesish dhe tregtarësh trëndafili, të cilët ishin marrë me arsimin bullgar para Çlirimit, por edhe me çështjet e lirisë. Më vonë atje u mbajtën takime diplomatike, u diskutua për bashkimin e Bullgarisë.

Fabrika e tekstilit të vëllezërve Evlogi dhe Hristo Georgievi

Ndërtesa tjetër është fabrika e tekstilit e dhuruar banorëve të Karllovos nga vëllezërit Evllogi dhe Hristo Georgievi, e cila ka të njëjtin fat jo të kënshëm. Ajo po shëmbet, pavarësisht se dikur ideja ishte që të gjitha paratë e fituara nga prodhimi të shkonin për arsimin vendas”.

Në mënyrë që historia të ringjallet përmes ndërtesave që e mbajnë atë, Kristiani, Tomai dhe Borisi propozojnë masa në nivel evropian.

“Një nga problemet më të spikatura është ai me pronësinë – thotë Kristian Petrov. - Edhe pse njerëzit që dikur ndërtuan këto ndërtesa ishin të pasur dhe fisnikë, trashëgimtarët e tyre jo gjithmonë ia dolën ta ruanin trashëgiminë. Kjo është arsyeja që të propozojmë një legjislacion të vetëm evropian, përmes të cilit, nga njëra anë, do të zgjidhen problemet me pronësinë dhe nga ana tjetër, vendet me trashëgiminë e tyre kulturore jashtë vendit të mund të ndërmarrin veprime për ta mbrojtur atë. Një shembull në këtë drejtim është shtypshkronja e Ljuben Karavellovit në Bukuresht – një ndërtesë që, për fat të keq, e kemi humbur”.


Masa e dytë që propozojnë gjimnazistët lidhet me shpërndarjen e arsyeshme të fondeve të dhëna nga Bashkimi Europian për restaurimin e objekteve me rëndësi historike. Kjo e fundit ndikon në qëndrimin e të gjithë neve ndaj kësaj trashëgimie kulturore.

“Kur një ndërtesë restaurohet, ajo duhet të përshtatet për të përmbushur nevojat tona si shoqëri dhe jo domosdoshmërisht të jetë muze”, vijon Kristiani. – Në të mund të ketë një aktivitet që t’i japë mundësi të mbajë veten, në mënyrë që të mos vijë përsëri në shkatërrim. Dhe qytetarët, duke parë një problem të tillë, duhet t'i mbrojnë këto objekte”.

Por pse ne e neglizhojmë trashëgiminë tonë historike dhe nuk ka asnjë reagim publik kur ndërtesat e vjetra dhe të bukura po rrëzohen?

Ndërtesë në qendër të Sofjes

“Kjo është një pyetje mjaft komplekse dhe, do të thosha, filozofike, sepse lidhet me qëndrimin tonë të përgjithshëm ndaj gjithçkaje që na rrethon – përgjigjet Kristian Petrov. - Neglizhenca mund të shihet kudo – duket sikur në jetën tonë të përditshme jemi të zhytur në gjërat e rëndomta dhe nuk vemë re atë që me të vërtetë ka vlerë. Dhe në shumë raste kjo është thjesht një ndërtesë pranë së cilës kalojmë pa e vënë re çdo ditë duke shkuar në shkollë ose në punë. Megjithatë, pas fasadës së saj ka histori dhe momente të vlefshme nga të cilat mund të mësojmë”.

Inkorporimi i refugjatëve në vendet që i strehuan, krijimi i një klubi debati me pjesëmarrjen e të rinjve nga kontinenti i vjetër, më shumë mundësi për udhëtime edukative - këto janë disa nga idetë e pjesëmarrësve të konkursit për të përmirësuar jetën në vendin e tyre. Kristian Petrov gjithashtu ka një vizion se si ta bëjë Bullgarinë një vend më të mirë për të jetuar.


“Kohët e fundit kam lexuar një studim mbi llojet kryesore të diskriminimit në nivel evropian dhe më ka bërë përshtypje i ashtuquajtur diskriminim për shkak të moshës - thotë ai. – Vihet re një ndjesiqë shoqëria u thotë të rinjve se asgjë nuk varet prej tyre, sado që dëgjojmë të kundërtën. Por, që të mos të jetë vetëm Bullgaria, por edhe shumë vende të tjera të jenë më të mira, është mirë që zëri i tyre të mos ndalet. E nisëm projektin tonë me mendimin e qartë se ka diçka më shumë se sa të shkruash dhe lexosh dhe kjo është kultura, pozicioni aktiv qytetar, në përgjithësi qëndrimi ndaj mjedisit që na rrethon”.

Foto: BTA, BGNES, BNR, Arkiva personale

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një vendim për një spital privat për fëmijë trazoi shoqërinë

Diskutime të ashpra në shoqëri bënë shkaktoi një vendim i qeverisë nga mbledhja e 30 prillit për t'i dhënë dritën jeshile ndërtimit të spitalit të përgjithshëm privat "Mami dhe unë" me mbi 400 shtretër. Institucioni mjekësor, i cili përfshin një..

botuar më 24-05-01 4.21.MD

Dita e 1 majit - për tregun e punës në Bullgari dhe ndikimin e inteligjencës artificiale

Më shumë se 30 vjet, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë në vitin 1989,  Dita e 1 Majit vazhdon të jetë festë zyrtare dhe ditë pushimi, por autoritetet shtetërore nuk janë më të përfshira në organizimin e manifestimeve masive, siç ka qenë në të..

botuar më 24-05-01 7.00.PD

Të rinjtë bullgarë fituan medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë

Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë Mendeleev në Kinë. Në konkurrimin e 151 pjesëmarrëse nga 26 shtete, ata fituan medalje ari, argjendi dhe..

botuar më 24-04-30 5.59.MD