Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 3° në lindje dhe deri në 4-6°, në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa në rajonet lindore do të mbajë vranësira, vende-vende në Bullgarinë Juglindore do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri në 13°, në kryeqytet 9°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë vranësira, në jug do të ketë reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të lëvizin ndërmjet 8-10°. Temperatura e ujit të detit është 7-8°.
Do të jetë me diell në zonat malore në perëndim. Në pjesën tjetër të masiveve do të mbajë vranësira dhe vende-vende do të bjerë borë e dobët. Do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë 1° mbi 2000 m deri në minus 3°.
Ditën e premte do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Në drejtim të lindjes do të fryjë erë mesatare veriore, vende-vende me vranësira me reshje të dobëta shiu.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..