Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

16 vjetori i pavarësisë së Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje shënon 16 vjetorin e pavarësisë

Foto: Facebook/Ambasada e Kosovës në Sofje

Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje shënon 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada me praninë e tyre e kanë nderuar drejtues e zyrtarë të institucioneve, ambasadorë e diplomatë të vendeve mike të Kosovës, si dhe shumë përfaqësues të tjerë të mediave, kulturës, biznesit, shoqërisë civile dhe diasporës. 

Ambasadori Haxhi Bajraktari në fjalët e tij përshëndetëse shprehu, se ndjehet i privilegjuar që së bashku dhe mes miqsh shënohet 16-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kjo është dita më e rëndësishme në historinë e vendit, shtyllat e të cilit janë ndërtuar mbi sakrificën, vendosmërinë dhe kontributin e të gjithë qytetarëve. 

“Rruga drejt krijimit të vendit tonë ka kaluar shumë sfida dhe vuajtje, e njëkohësisht e mbushur me dashuri të jashtëzakonshme për Atdheun! Të nderuar të ftuar, për mua është vetëm muaji i pestë si Ambasador në Sofje dhe gjatë kësaj periudhe relativisht të shkurtër, më duhet të them se tashmë e kam ndjerë mirësinë që kanë treguar ndaj meje të gjitha institucionet e Republikës së Bullgarisë. Në fakt, kjo nuk është diçka e re, pasi mbështetja e Bullgarisë për Kosovën tashmë është bërë traditë. Bullgaria i ka qëndruar përkrah Kosovës në çdo proces, në çdo iniciativë, në çdo tryezë. Prandaj, në emër të Institucioneve të Republikës së Kosovës ju falënderoj dhe ju jemi shumë mirënjohës!”- tha Ambasadori Bajraktari. 

Në mbrëmjen e shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të pranishmit kishin mundësinë të shijonin pjesë të zgjedhura muzikore të interpretuara nga sopranoja Besiana Mehmedi dhe pianisti Shkëlzen Baftiari si dhe ekspozitën e fotografit të njohur Arton Krasniqi.

Foto: Facebook/Ambasada e Kosovës në Sofje
Publikoi në shqip: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD