Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Levski...

Vizitë në shkollën e së dielës "Vasill Levski" në Leeds

Fëmijët shkruajnë ese me temën "Po të isha Levski, çfarë do të bëja"

9
Foto: Shkolla e së dielës "Vasill Levski" në Leeds

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në qytetin anglez Leeds. Mirëpo, ne e dimë se atje, si dhe në qytete të tjera të Britanisë së Madhe, ekziston një shkollë e së dielës që mban emrin “Vasill Levski”. E themeluar në vitin 2016, sot ajo tashmë ka filialin e saj në qytetin fqinj Hull. Numri i përgjithshëm i nxënësve në të dy lokacionet është 110Ashtu si në qendra të tjera të ngjashme bullgare jashtë vendit, stafi drejtues i saj kujdeset shumë për respektimin e traditave të ndryshme bullgare, nderon dhe feston data, përvjetore dhe personalitete të rëndësishme nga historia bullgare. Midis tyre, natyrisht, është edhe Apostulli i Lirisë, veprës dhe sakrificës së të cilit për lirinë e Bullgarisë i kushtojnë një javë të tërë. Ndër vite, shkolla ka organizuar konkurse të ndryshme - për vizatim dhe ese kushtuar Apostullit. Më shumë detaje për iniciativat me të cilat nxënësit mësojnë për rëndësinë e tij, na tregon drejtoresha e shkollës të së dielës, Svetllana Ivanova.

“Vitin e kaluar ne bëmë diçka ndryshe sepse u ftuam t'i bashkohemi iniciativës kombëtare të shkollës së mesme Vasill Levski në Karllovo, e cila dëshironte të prezantonte aktivitetet e të gjitha shkollave që donin të përfshiheshin, duke shënuar përvjetorin e vdekjes së Vasill Levskit, pavarësisht nëse ishin në Bullgari ose jashtë vendit - kujton drejtoresha. - Aktiviteti ynë në të dy institucionet arsimore u zhvillua në formën e një Sportiade mes nxënësve në disa raunde, ku pati edhe lojëra fizike dhe intelektuale. Fëmijët u argëtuan shumë sepse ishin të ndarë në ekipe, por gjithçka ishte e ndërthurur me gjërat që kishin të bënin me jetën e Vasill Levskit dhe veprën e tij. 


Disa prej tyre kishin të bënin me një garë fizike për kapërcimin më të gjatë, të tjera me rregullimin e një puzzle për të shfaqur një nga portretet më të njohura të Levskit. Qëllimi i një loje tjetër ishte që të renditeshin disa mendime të Vasill Levskit, natyrisht të ndara në pjesë të ndryshme dhe duhej të kujtonin se cilat ishin këto fraza për të plotësuar tekste të ndryshme me të dhëna që mungonin. Por fëmijët bënë një punë të madhe dhe ishte shumë argëtuese sepse përdorën edhe mjete fizike edhe intelektuale për të treguar njohuritë e tyre për Vasill Levskin”.


Shkollën e ndjekin fëmijë nga 5 deri në 12-13 vjeç dhe mësuesit përpiqen t'u japin atyre informacione për personalitetin dhe veprën e Vasill Levskit në mënyrë sa më  të kapshme dhe të kuptueshme për ta, duke marrë parasysh karakteristikat e tyre të moshës. Sipas Svetllanës, tema e vdekjes së tij është më interesantja për ta:

“Tema më interesante për ta lidhet me faktin se edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e trupit të Vasill Levskit, edhe për më të vegjlit ishte shumë interesante që e panë live, edhe pse përmes një online lidhjeje me video, fijen bjonde të flokut të Vasill Levskit dhe u ndjenë jashtëzakonisht kureshtarë sepse e dinin se sa vite kanë kaluar nga ajo kohë, detaje të tilla të vogla janë interesante për ta, përndryshe ne ende nuk mund t'ua shpjegojmë më të vegjëlve se cilat janë dhe si të kuptohen idealet e mëdha që ai përkrahte”.


Në javën në vijim nxënësit do të dorëzojnë esetë e tyre me temën “Po të isha Levski, çfarë do të bëja në vend të tij”.

Gjatë bisedave me nxënësit, Svetllana ngre herë pas here temën e atyre gjërave nga Bullgaria që u mungojnë më shumë nxënësve. Ajo merr një sërë përgjigjesh – frutat, perimet, moti i ngrohtë, liria për të luajtur jashtë deri vonë…. Megjithatë, ka edhe fëmijë që kanë lindur në Britaninë e Madhe ose nga martesa të përziera dhe e kanë shumë të vështirë të përcaktojnë saktësisht se cili është atdheu i tyre.


 Drejtoresha jep një shembull me vajzën e saj:

“Edhe pse unë dhe babai i saj jemi bullgarë, vizitojmë Bullgarinë çdo vit dhe përpiqemi ta rrisim me vlerat bullgare, u habita shumë kur mësuesja e saj në klasë i caktoi të bënin një poster për të treguar për qytetin e tyre. Ajo u përgjigj krejt spontanisht: Vendlindja ime është këtu, në Leeds - thotë zonja Ivanova. - Tek disa nga fëmijët shfaqet një dyjëzim, ata e dinë se ku është atdheu i mamit dhe babit, por për ta nuk është atdheu i tyre, por ata e pranojnë dhe ne përpiqemi t'u shpjegojmë atyre se atdheu është ajo që të jep gëzim, lumturi, që i bën mamin dhe babin të buzëqeshin kur shkojmë atje, kur flasim bullgarisht, kur festojmë festat dhe ritualet dhe zakonet”.


Foto: Shkolla e së dielës "Vasill Levski" në Leeds

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD