Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me partneritetin mediatik të BNR-së

Fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme konkurrojnë në lexim në gjuhën bullgare

Një konkurs ndërkombëtar po zgjedh Mbretin dhe Mbretëreshën e shkronjave

Foto: Shkolla "Bukvar" - Koblenz

Një grup prindërish nga qyteti gjerman Koblenz janë arsyeja e themelimit të shkollës bullgare të së dielës "Bukvar" në qytet. Që nga viti 2021, tashmë është pjesë e listës së shkollave bullgare të së dielës jashtë vendit, të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ashtu si në qendra të tjera të ngjashme nëpër botë, nxënësit studiojnë gjuhën, letërsinë, gjeografinë dhe historinë e Bullgarisë.

Këtë vit, shkolla pret një ngjarje emocionuese për të cilën pjesëmarrësit tashmë janë duke u përgatitur - Konkursi i tetë ndërkombëtar i leximit në gjuhën bullgare për nxënësit e klasës së parë dhe të dytë jashtë vendit


Krijuar në vitet 2010-2011 nga shkolla e së dielës "Az Buki Vedi" në Këln, konkursi zhvillohet në vende të ndryshme, kryesisht në Evropë, dhe qëllimi i tij është të ndërtojë dhe zhvillojë motivimin dhe aftësitë e të lexuarit dhe të folurit të fëmijëve me origjinë bullgare që jetojnë jashtë vendit. Detaje për vështirësitë që hasin fëmijët kur përballen me gjuhën bullgare, veçanërisht nëse janë nga martesa të përziera, mësojmë nga një intervistë speciale e Dejana Zheleva për Radio Bullgarinë - drejtuese e shkollës bullgare "Bukvar" në Koblenz:

Dejana Zheleva

"Fillojmë me alfabetin, pasi pjesa më e madhe e Evropës nuk shkruan në cirilik. Dhe praktikisht fëmijët tanë po mësojnë një alfabet të dytë. Ata janë shumë krenarë për këtë dhe ne i mbështesim. Gjuha bullgare bën pjesë në grupin e gjuhëve sllave dhe nëse fëmijët jetojnë në Britaninë e Madhe, Gjermani, Spanjë ose Itali, ata janë pjesë e grupeve të tjera gjuhësore dhe në përputhje me rrethanat, gjuhët e tyre kanë një gramatikë, shqiptim të ndryshëm, gjë që e bën të vështirë për ta. Pavarësisht se sa shumë përpiqen fëmijët, përsëri duket sikur janë rritur diku tjetër" – na shpjegon Dejana Zheleva.

Kujtim nga konkursi në vitin 2022

Sipas saj, zhvillimi i këtij konkursi është i rëndësishëm për disa arsye - një përvojë për nxënësit, një përpjekje për të ruajtur një traditë dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, kur prindërit dhe fëmijët nga qytete dhe vende të ndryshme bëhen bashkë, ka një shkëmbim spontan midis tyre, dhe kjo ndodh pa ndonjë përgatitje paraprake apo skenar të caktuar.

Cilat janë rregullat?

"Çdo shkollë që punon sipas programeve të Ministrisë sonë të Arsimit ka të drejtë të regjistrojë për pjesëmarrje dy nxënës të klasës së parë dhe dy të klasës së dytë dhe konkursi zhvillohet në tre raunde. Në raundin e parë, fëmijët lexojnë tekste të njohura të dërguara nga ne paraprakisht pas aplikimit për pjesëmarrje. Në raundin e dytë lexohet një tekst letrar i panjohur dhe në raundin e tretë, të cilin jo të gjithë mund ta arrijnë, prezantohet një poezi. Më besoni, për pjesëmarrësit e klasës së parë dhe të dytë, kjo nuk është aspak e lehtë."

Kujtim nga Konkursi i VI-të Ndërkombëtar i Leximit në Bullgarisht

Gara do të zhvillohet më 8 qershor në orën 11:30 me orën lokale në Hermann-Höfer-Vereinshaus në qytetin e Koblenz. Partnerët e aktivitetit janë Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, BNR, BTA, shtëpia botuese "AzBuki" në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Bullgari, dy shtëpi botuese private, radio online "Tatkovina". Fondi i çmimit sigurohet nga shtëpia botuese "Prosveta", Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe Konsullata e Bullgarisë në qytetin e Frankfurtit të Mainit.


Foto: Shkolla bullgare e së dielës "Az Buki Vedi", Këln, Shkolla "Bukvar" - Koblenz, Gjermani, BTA

Përpiloi: Joan Kolev (nga intervista e Krasimir Martinov)

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD