Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët thurin verore në muzeun më të ri në Kazanllëk "Ahinora"

Foto: BTA

Gjatë fundjavës, të vegjlit nga qyteti i Kazanllëk mund të marrin pjesë në punëtorinë e Veroreve (Martenici), të organizuar nga muzeu më i ri në Kazanllëk "Ahinora", i cili është degë e Galerisë së Arteve të qytetit. Mikpritësit ftojnë të gjithë fëmijët nga 5 deri në 12 vjeç dhe shpjegojnë pse muzeu quhet "Ahinora": "Jemi të sigurt që shumë nga fëmijët në Kazanllëk e dinë se kush është artisti Ivan Milev, jo vetëm sepse ai ka lindur në këtë, por edhe sepse ai ka pikturuar disa nga më pikturat më misterioze, të cilat i ka quajtur “Ahinora”, thonë organizatorët. Dhe ata shpjegojnë:
Ivan Milev, „Ahinora“, 1925
"Ahinora ishte gruaja e Han Asparuhut (i cili themeloi Bullgarinë në 681 p.e.s.) dhe sipas një prej legjendave ajo bëri veroren e parë. Kjo ndodhi kur Asparuh kaloi Danubin shumë shekuj më parë dhe Ahinora humbi kontaktet me të. Pasi priti shumë kohë për lajm nga ai, më në fund ajo lidhi një fije të përdredhur të bardhë dhe të kuqe në këmbën e një dallëndyshe dhe e la të fluturonte për të çuar një mesazh shëndeti dhe dashurie për të dashurin" - tregon muzeu një nga legjendat për amuletin pranveror që ne vendosim më 1 mars.
Foto: BTA

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..

botuar më 24-08-23 3.30.MD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD