Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncert bamirësie për ndërtimin e një monumenti të Vasill Levskit në Burgas

Portret i Vasill Levskit nga viti 1987, piktore: Ruska Marinova
Foto: arkiv

Sot, 4 mars, në qytetin e Burgasit do të mbahet një koncert bamirësie me qëllim ndërtimin e monumentit të Vasill Levskit. Koncerti organizohet nga fondacioni "Bullgarët krenarë", i cili ka marrë përsipër ngritjen e monumentit të heroit kombëtar në qytetin bregdetar.

Në koncert do të marrin pjesë ansamble muzikore dhe vallëzimi nga shkollat ​​dhe kopshtet e fëmijëve në Burgas. E ftuar speciale do të jetë Elica Todorova TRIO.

Shuma e përafërt për krijimin e një monumenti prej bronzi arrin në 500 000 leva (rreth 250 000 euro). Për këtë qëllim, fondacioni mbledh donacione përmes koncerteve pazareve dhe fushatave shkollorebamirëse.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e sotme bullgarët nderojnë veprën iluministe të Shtatë Shenjtorëve

Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Klement, Naum, Sava, Gorazd dhe Angelarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..

botuar më 24-07-27 8.20.PD

Parashikimi i motit për 27 korrikun 2024

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira grumbulluese, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje...

botuar më 24-07-26 7.05.MD

Gjykata Kushtetuese anuloi reformën në drejtësi dhe mbajti kabinetin e ri teknik

Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetuese dhe të pavlefshme shumicën e ndryshimeve në Kushtetutë të votuara nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor në fund të vitit 2023. Rasti u inicua me kërkesë të presidentit Rumen Radev dhe 48 deputetëve...

botuar më 24-07-26 5.51.MD