Boksieri ynë Kristijan Nikollov filloi me fitore në kualifikimet olimpike në Busto Arsizio të Italisë. Në kategorinë deri në 80 kilogramë, kombëtarja e Bullgarisë fitoi me votën e gjyqtarëve 4:1 ndaj përfaqësuesit të Izraelit, Daniel Ilyushonok. Ky është hapi i parë i Nikollovit drejt fitimit të kuotës për Lojërat e Parisit. Në ndeshjen e radhës, më 8 mars, Kristijan do të garojë me Gradus Kraus (Holandë).
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..