Pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, pres një vendim që Bullgaria dhe Rumania të mund t'i bashkohen Shengenit dhe në rrugë tokësore, tha nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas. Progresi duhet të pritet në fund të këtij viti ose në fillim të 2025. Mendoj se ajo që u bë nga Bullgaria dhe Rumania për anëtarësimin e tyre në Shengen e tejkaloi atë që pritej prej tyre, tha zyrtari i BE-së për BTA. Ai shtoi se hapi i parë për hyrjen e tyre nga ajri dhe deti është de facto anëtarësimi i tyre në Shengen.
Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..
Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..
Më 8 maj, në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Para votimit, një nga..