Inflacioni mujor për muajin shkurt, sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit, ka qenë 0.3%, raportoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën mars 2023 - shkurt 2024 krahasuar me periudhën mars 2022 - shkurt 2023 është 7.4%. Në shkurt 2024, çmimet në transport u rritën me 1.5%, dhe në restorante dhe hotele - me 0.9%. Për pijet alkoolike dhe produktet e duhanit - 0,8%, dhe për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike - 0,6%. Në arsim - 0,4%, komunikim - 0,3% dhe shëndetësi - 0,1%. Çmimet e banesave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve djegëse të tjera janë ulur me 0.1%, ndërsa veshjet dhe këpucët janë ulur me 2.5%. Edhe mobilimi i shtëpisë, mallrat dhe shërbimet për amvisëri dhe për mirëmbajtjen e zakonshme të shtëpisë kanë rënë në çmim me 0.6%. Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në shkurt 2024, inflacioni mujor ka qenë 0.3%, dhe inflacioni vjetor për shkurt 2024 krahasuar me shkurtin 2023 - 3.5%.
Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..
Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..
Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..