Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët me erë të dobët jugore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 1° deri në 4°, në Sofje - rreth 0°.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell, mbi Bullgarinë Perëndimore me vranësira të shpërndara. Do të fryjë e dobët, në Bullgarinë Lindore erë mesatare jugperëndimore. Temperaturat e ditës do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi do të jetë ndërmjet 16° dhe 21°, në Sofje rreth 16°.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësisë në masivet e Bullgarisë Perëndimore, por pothuajse pa reshje. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, pas mesditës erë jugperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 9°, në 2000 metra - rreth 2°.
Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Do të fryjë erë e lehtë jugperëndimore, pas mesditës erë mesatare juglindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 13°. Temperatura e ujit të detit është 8°- 9°.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..