Në ditën e 1 prillit, të gjithë mund të argëtohemi duke bërë shaka me të tjerët, por me kusht që ta bëjmë atë me qëllimet më të mira.Rasti është Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Satirës, e cila na kujton se e qeshura është mënyra më e drejtpërdrejtë për t'u përballur me sfidat e jetës. Ndaj në këtë ditë lejohet plotësisht një shaka e pafajshme, të mos themi “e detyrueshme”. Epo, e qeshura është shëndet dhe “Bota mbijetoi se qeshi”! Vetëm në këtë ditë mediat bullgare lejohen të na “gënjejnë” në mënyrë krejt legjitime, duke krijuar një lajm qesharak. Vitin e kaluar, media jonë i njoftoi audiencës se ishte zbuluar një eliksir për rininë e përjetshme, ndërsa dy vjet më parë, një numër çuditërisht i madh bullgarësh besuan nga një reportazh televiziv i 1 prillit se një "disk fluturues" ka fluturuar mbi Sofje. Sigurisht që gjatë tërë vitit na gënjejnë pak a shumë mediat dhe politikanët. Bullgari është sylesh dhe lehtë u beson gënjeshtrave dhe mashtrimeve. Por ai ka edhe një sens të fortë humori – mjafton t’i shohësh rrjetet sociale dhe të lexosh shakatë e publikuara për jetën tonë të përditshme dhe problemet që na rrethojnë.
Paraardhësit tanë ishin të bindur se për të pasur fat gjatë gjithë vitit, më 1 prill duhet të gënjesh dikë ose ty të të gënjejnë. Por për të dalë me një gënjeshtër mjaftueshëm bindëse, ju duhet imagjinatë dhe mbi të gjitha një humor i mirë. Dita e parë e muajit të pranverës është një rast për të zgjuar shqisat tona për të shijuar jetën. Por vëmendje! Nuk duhet të humbasim vigjilencën as për asnjë moment!
Prilli është një muaj mashtrimi. Gjatë këtij muaji, asgjë nuk është ashtu siç duket! Nuk është rastësi që emri tjetër i tij, sipas besimeve popullore, është... Llëzhko /nga fjala bullgare “llëzha” – gënjeshtër/, kurse në gjuhën e vjetër bullgare muajin e prillit e kanë quajtur "Llëzhunjak". Pse? Sepse për gjerësitë tona gjeografike, është normale që ditët e ngrohta në fillim të pranverës “t’i gënjejnë barërat” dhe fidanët për të lulëzuar, dhe më pas dimri “t'i sulmojë” befas me të ftohtë dhe stuhi bore, të cilat të shkatërrojnë gjelbërimin që zgjohetpër një jetë të re. Për të shpërqendruar vëmendjen e Llëzhkos, dikur të parët tanë kanë shpikur shaka të ndryshme.
Por bullgari di të përdorë të qeshurën, humorin dhe satirën si kundërmasë ndaj mashtrimit, frikës dhe botës absurde që na rrethon. Kështu që të paktën mund të përpiqemi të qeshim shumë dhe me zemër në këtë ditë, sepse humori është një formë më e lartë e inteligjencës, është një dhuratë që na bën më të fortë dhe më të lumtur. Dhe e qeshura, përveçse është falas, është i vetmi ilaç që nuk kërkon recetë. Aristoteli e tha këtë në shekullin e IV para Krishtit!
Foto: Pixabay
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..