Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi P.I.F. dhe kënga e tyre më е fundit “Të çmendur”

Foto: facebook.com/pifband

Grupi P.I.F. vazhdon të realizojë këngë të reja pas humbjes së drejtuesit dhe autor kryesor të muzikës - Dimo ​​Stojanov. Edhe më sot kolegët e tij vazhdojnë të ndjekin konceptin e tij të tingëllimit të këngëve të grupit. Kështu është edhe me këngën “Të çmendur” – Dimo ​​e krijoi muzikën e bazuar në tekstin e Radost Kostova 21 vjet më parë, posaçërisht për Niki Urumov – e regjistruar atëherë, por nuk u prezantua kurrë para publikut. Tani Niki e incizoi përsëri këngën me grupin P.I.F. Regjistrimi i ri përfshin edhe vokalin autentik të Dimos të 21 viteve më parë.

Niki Urumov njihet si producent filmash dhe televizioni, por në të kaluarën edhe si solist i grupeve "BG Rok" dhe "Epizod", pas së cilës realizoi edhe disa këngë solo. Ai pranon se i mungon skena. Atij iu desh shumë kohë dhe energji për të interpretuar “Të çmendur” dy dekada më vonë, por ndjesia ishte shumë e fortë. Për atë që dëshiron t'u përcjellë dëgjuesve, Niki ndan:

“Mbi të gjitha dua që ta ndjejnë mesazhin sepse kjo këngë është një paralajmërim. Edhe pse u krijua 21 vjet më parë, sot tingëllon shumë më aktuale dhe më e rëndësishme.Rreziku që po vjen nga shumë drejtime – me të vërtetë dua që njerëzit ta kuptojnë. Sepse nëse ne kërkojmë ndryshim, ky ndryshim mund të vijë vetëm nga ne. Nuk ka nga të vijë - kushdo që të vijë nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë asgjë nëse ne vetë nuk ndryshojmë dhe nuk kërkojmë diçka ndryshe nga ajo që njerëzit kërkojnë aktualisht në masë."

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ngjitës për mjekrën" - kënga për Krishtlindje që këndohet edhe gjatë verës

"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..

botuar më 24-12-26 7.10.PD
Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD

Mesazhet e këngëve me famë botërore të Krishtlindjeve tingëllojnë edhe në gjuhën bullgare

Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..

botuar më 24-12-25 8.20.PD